36-vjeçari Elton Çiça i vrarë mbrëmjen e së dielës në një lokal pranë Stadiumit "Selman Stërmasi në Tiranë", ndodhej në momentin e ngjarjes duke pirë kafe bashkë me dy persona të tjetë.
Çiça mësohet se ka qenë i ulur në tavolinë me gazetarin e aktualitetit në Tv Klan Spartak Koka dhe një polic. Pas vrasjes gazetari Koka dhe polici janë marrë për disa orë në pyetje. Po ashtu mësohet se në lokalin ku ndodhi vrasja ndodhej edhe deputeti i LSI-së Luan Rama.
Çiça u qëllua nga një person ende i paidentifikuar, i cili pasi i është afruar dhe e ka pyetur për emrin e ka qëlluar atë me dy plumba në kokë dhe është larguar me shpejtësi.
Ndërkohë pritet verifikimi i kamerave të sigurisë së lokalit ku ndodhi vrasja, për të zbardhur dinamikën e saj si dhe autorin e krimit.
Elton Çiça është djali i familjes Çiça nga Tepelena, e cila 31 marsin e një viti më parë, ra pre e grabitjes nga dy persona, të dyshuar si Robert Rama( i vrarë pak muaj pas grabitjes në Durrës) dhe Ervis Imeri, ndaj të cilit u krye një atentat me eksploziv.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com