Elton John beson se turnetë e shumta janë duke e mbytur atë dalëngadalë. Këngëtari 66-vjeçar, është i detyruar që të anulojë një numër të madh të koncerteve pasi është lodhur duke mos pasur kohë, për të qëndruar me burrin e tij David Furnish dhe dy fëmijët e tyre, Zachary e Elijah.

“Ka ardhur koha ku më duhet të anulojë koncertet për të qëndruar më shumë me familjen time”, është shprehur Elton, për gazetën britanike “The Sun”.

“Kam marrë këtë vendim me dijeni të plotë. E di se jam i varur nga koncertet. E di se jam i varur nga puna. E di se jam i varur nga gjithçka”, ka shtuar këngëtari.

Marrë nga Shekulli
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)