Elton John: Dy aktorët e famshëm gati sa nuk u rrahën me grushte për princeshë Dianën

Elton John: Dy aktorët e famshëm gati sa nuk u rrahën me grushte për princeshë Dianën

Silvester, Diana dhe Richard

Këngëtari legjendar Elton John do të publikojë një libër me kujtime të jetës së tij të titulluar “Me“.

Sipas "People", ai është shprehur se princeshë Diana kishte shumë ndikim mbi meshkujt.

Këngëtari 72-vjeçar kujton një rast në një festë ku aktorët Richard Gere dhe Sylvester Stallone gati sa nuk u rrahën me grushte për Dianën.

Legjenda e muzikës thotë se Richard Gere dhe Diana dukeshin mjaft të rrëmbyer pas njëri-tjetrit.

Ajo në atë kohë ishte ndarë nga princ Charles dhe Richard e kishte mbyllur lidhjen me Cindy Crawford.

Por Stallones nuk i pëlqente afrimiteti i tyre, pasi ai kishte plan që t'i afrohej vetë.

Dy aktorët patën një debat në korridor, por të tjerët ndërhynë e i ndanë në kohë.

Sipas Elton John, Stallone është larguar më pas i mërzitur nga shtëpia, duke thënë: “ Po ta dija se princi i kaltër i dreqit do të ishte këtu, nuk do të vija fare!"

Kujtojmë që princeshë Diana nuk dontë të jetonte e kufizuar brenda rregullave të pallatit mbretëror dhe parapëlqente që shpesh të mos i zbatonte.

Elton dhe Diana

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • www.youngtribune.com: 07/10/2019 11:36

    Lady Diana me heq mallin e Sali Berishes. Sa here shkonte tek blloku takonte gjithe vajzat single e I joshte me ate hunden si sqepar.!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?