Një prej fustaneve më ikonike të Princeshës Diana, që njihet si “fustani i hakmarrjes”, do të dalë sërish në ankand pas 30 vitesh. Për herë të fundit, Princesha e veshi më 29 qershor 1994, ditën kur bashkëshorti i saj, Mbreti Charles, pranoi publikisht tradhtinë.

Fustani i zi, i ngushtë pas trupit dhe me shpatullat e zbuluara, i krijuar nga një stiliste greke, do të ekspozohet fillimisht në Londër, Hong Kong, Gjenevë dhe më pas në Nju Jorkut. Aty më 9 dhjetor, fustani pritet të shitet në ankand për një shumë deri në 300 mijë dollarë.

Mbreti Charles III, pranoi publikisht në një dokumentar televiziv se e kishte tradhtuar dhe rrëfimi u bë publik në një moment kur martesa e çiftit mbretëror ishte nën vëzhgim të jashtëzakonshëm të medias britanike. Dhe Diana zgjodhi të përgjigjej jo me fjalë, por me veshjen e saj.

Fustani i zi, i kombinuar me taka dhe çantë të zezë, thonjtë kuq dhe një varëse të veçantë me diamante e safir, u kthye brenda pak orësh në një nga momentet më të famshme të stilit të saj. Kështu lindi edhe emri që do ta shoqëronte për dekada: “fustani i hakmarrjes”.