Elton John shtyn koncertet për në vitin 2021 për shkak të pneumonisë

Elton John shtyn koncertet për në vitin 2021 për shkak të pneumonisë

Elton John

Disa ditë më parë, Elton John, e ndërpreu koncertin e tij në Zelandë të Re, pasi i humbi zëri në mes të performancës.

Sipas medias së huaj, për shkak të gjendjes së tij të rënduar 72-vjeçari  ka vendosur të shtyjë koncertet për në vitin 2021.

“Pavarësisht përpjekjeve të  tij për të mos zhgënjyer kurrë fansat, pas konsultimeve me mjekët dhe specialistët është vendosur që shfaqjet e Elton John të shtyhen për në 15 dhe 16 janar të vitit 2021”, shkruhet në deklaratën e promovuesit të turneut “Chugg Entertainmen”.

John sapo ishte rikthyer në Zelandën e Re pasi kishte interpretuar në “Aëards Academy” në Los Angeles. Ai fitoi një Oscar për këngën më të mirë origjinale për filmin "Rocketman".

Sipas klinikës ku po kurohet këngëtari,  pneumonia në këmbë është një formë më e butë e pneumonisë,  e cila nuk është aq e rëndë sa të kërkojë shtrimin në spital ose regjimin në shtrat, por sjell ndikim të madh në frymëmarrje.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja