Elton Tozaj: Banoret e reja, më shumë show dhe fashion në shtëpi

Elton Tozaj: Banoret e reja, më shumë show dhe fashion në shtëpi
Ish konkurrenti i edicionit të 2-të të Big Brother Albania , Elton Tozaj vlerëson se banoret e reja të shtëpisë më të famshme në Shqipëri, do të sjellin më shumë show dhe fashion. Në një intervistë për Shqiptarja.com Tozaj thotë se, BB5 është një edicion shumë interesant për tu ndjekur megjithëse është akoma në fillimet e tij. Ai shikon si konkurrent shumë interesant Liamin, ndërsa nuk nguron të thotë që ka njohje me një pjesë të mirë të banorëve brenda shtëpisë. Eltoni flet edhe për eksperiencën e tij në BB, një reality show që e bëri të njohur dhe që falë tij takoi njerëz që sot janë miqtë e tij. I njohur për kontradiktat e shumta brenda shtëpisë së BB më Adelën, një nga ish-konkurrentet e këtij reality show, Tozaj thotë se ato tashmë janë sheshuar dhe ata tani janë miq shumë të mirë.


Elton po e ndiqni Big Brother 5, si ju duket?

Po e ndjek dhe po më duket deri tani interesant megjithëse , ai akoma s’ka filluar. Është shumë shumë herët për të folur për show duhet të kalojnë të paktën 4 javët e para të këtij spektakli. Për të mos folur që banorët tani janë kthyer në konkurrent sepse nuk qenë realisht, e dy prej tyre janë akoma në audicion, duke u testuar nëse do të bëhen banorë apo jo. Pa llogaritur edhe hyrjet e reja që besoj këtë vit do të jenë shumta.

Cili nga banorët ju duket më interesant, dhe pse?

Liami më duket me interesanti, dhe me prototipi për momentin. Ai spektakël për të tillë njerëz ka nevojë.

Njihni ndonjë prej tyre?

Njoh shumë për mos të thënë gati të gjithë ata që janë nga Tirana, por siç ju thashë është akoma shume herët për të folur për ta pasi duhet të kalojë edhe pak kohë.

Si ju duken vajzat e shtëpisë së Big Brother?

Në fillim isha pak skeptikë sepse po më dukeshin shumë në gjumë por me zëvendësimin e tyre dhe me hyrjet e reja, po tani do kemi shoë dhe shumë fashion. (qesh)

Mendoni se konkurrentët e rinj do të sjellin tjetër atmosferë brenda shtëpisë?

Po ata kanë hyrë pothuajse në fillim kështu që është akoma shumë shumë herët për të folur nëse janë më të favorizuar apo jo, por me përjashtim të vajzave të tjerët domethënë djemtë s’më duken as produktiv dhe as tipa tërheqës.

Elton ju vet keni hyrë jo që në fillim të BB2, mendoni që edhe këtë banorë mund të penalizohen për hyrjen me vonesë në shtëpi?

Jo përkundrazi është një favor shumë i madh, mbase nuk merr direkt famën që kanë banorët e vjetër por nëse ti di të menaxhosh në mënyrë perfekte situatën dhe famën ti ja arrin të dalesh në krye shumë kollaj. Ke favor që di çdo gjë për ta, freskin dhe jo stresin e tyre që janë mbyllur kaq shumë kohë dhe për më tepër je i informuar ku janë pikat e tyre të dobëta sepse i ke ndjekur dhe jashtë.

Në BB kanë filluar pëlqimet e para, sa reale ju duken ato?

Pëlqime mbase s’mund te quhen po tërheqje fizike të vogla të cilat më vonë mund të kthehen në pëlqime. Megjithëse s’më duket normale kjo nëse ato bëhen për strategji loje.

A ju mungon eksperienca në BB?

Mbase po, mbase jo , por di të them që për sa kohë je aty brenda është shumë bukur problemi është kur del jashtë, përballja me botën reale pasi je i izoluar për dita ditë dhe miliona sy të kanë ndjekur në çdo lëvizje.

Cfarë mbani mend nga ky reality show?

Miqtë e mirë që kam njohur aty brenda dhe pse jo eksperiencën dhe le të themi që fitova luftën psikologjike brenda duke pasur parasysh trysnin që ke.

Me kë nga konkurrrentët keni marrdhënie më të ngushtë?

Me të gjithë absolutisht dhe me ata që s’pata rastin ti njoh në shtepi por jashtë kur dola. Me gjithë banorët e BB e të gjithë audicioneve tashmë jemi miq të mire jo vetëm të BB2 , që absolutisht me ta ndaj një eksperiencë akoma dhe më të bukur.

Në BB2 ju keni pas marrdhënie të jo të mira me Adelën, si janë ato tani?

Brenda ishte lojë tashmë që jemi jashtë jemi shumë miq të mirë, e dua fortë atë vajzë tani dhe çdo e kemi lënë shumë shumë pas.


Si ndikoi BB në jetën tuaj?

Për mirë, tashmë rrugët e televizionit më janë hapur. Kam më shumë se 1 vit që jam pjesë e një formati në Vizion Plus dhe veç kësaj dhe me punën si menaxher me ndihmoi goxha shumë. E thashë edhe më sipër nëse di ta shfrytëzosh famen kur del ke arritur çelsin e suksesit.

A i realizoi ato pritshmëri që ju kishit?

Le të themi 90% po.

Po sa i përket thashethemeve, cili është thashethemi që keni dëgjuar për veten?

Kam dëgjuar shumë por s’di ti ndajë në fakt si shumë thashetheme të bukura ose karamele kur i thonë. Po ai që më ka lënë shije të hidhur, ishte fotografia me vajzën e hallës time që ma etiketuan si e dashura ime e rradhës.
SU/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike