Elvana Gjata është padyshim një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare dhe më të pëlqyera.

Këtë e tregon më së miri popullariteti që gëzon ajo tek audienca si dhe reagimet e tyre në rrjetet sociale.

Ajo ka njohur rritje jo vetëm në karrierën si këngëtare por edhe në projekte të tjera larg kësaj fushe.

Së fundmi Elvana u prezantua si imazh i “Albetelecom” dhe “Eagle Mobile”, ku zgjoi edhe më shumë komente.

elvana gjata

Ndërkaq edhe pse shumë e njohur dhe e dashur nga masa, Elvana gjithmonë ka treguar se para së gjithash ajo është një vajzë e cila qëndron me këmbë në tokë, duke aluduar që fama nuk e ka ndryshuar atë.

Këtë na e rikujton këngëtarja, e cila në faqen e saj zyrtare në “Instagram” ka lënë një mbishkrim, ku tregon modestinë saj.

“Sado qe ta mbaj koken lart,kembet i kam ne toke...”, ka shkruar bukuroshja Gjata.

Së fundmi ajo ka shijuar edhe suksesin e këngës “Disco Disco” të cilën e solli në bashkëpunim me grupin e njohur “Kaos”.

(b.t/shqiptarja.com)