Elvana Gjata, thirrje shqiptarëve: Jemi një gjak

Elvana Gjata ka porositur të gjithë shqiptarët që të mos kenë kufij dhe most ë harrojnë se janë një komb dhe kanë një gjak. Këngëtarja, e cila është duke konkurruar në spektaklin “DWS”, ka publikuar një status në Facebook duke u bërë thirrje shqiptarëve për “bashkim”, e nxitur nga komentet rreth këngës “Suus”, pjesëmarrëse në Eurovizion.“E shtyrë nga reagimet e shumta, jo fortë të këndshme, madje të trishtueshme, që kam parë dhe dëgjuar këto ditë, ndjej të them dhe të bëj thirrje për të gjithë shqiptarët kudo që janë, që në momente të tilla kur duhet të festojmë, dhe të jemi më të bashkuar se kurrë, nuk ka vend për ndarje kufijsh!!”.“Jini mirënjohës, të drejtë, sepse vetëm kështu mund të ecim përpara. Jemi një komb, kemi një gjuhë, një gjak”, ka përfunduar Elvana.
Su/ Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Vendosi eksploziv  në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu

Vendosi eksploziv në një hotel në Theth, 39-vjeçari: Urdhrin e mora nga burgu