Elvana nuk ndalet, së shpejti me klip të ri

Elvana nuk ndalet, së shpejti me klip të ri
Këngëtarja e njohur shqiptare Elvana Gjata nuk lodhet së punuari.

Vetëm pak ditë pas publikimit të klipit të saj “Fake”, ku pamë një Elvanë më ndryshe se kurrë, këngëtarja bukuroshe ka postuar disa foto që tregojnë se ajo po punon për një projekt të ri.



Fotot e punuara në programin “Instagram” që ka postuar këngëtarja bukuroshe në rrjetet sociale tregojnë atë së bashku me reperin e grupit KAOS, Vig Papa.

Në diçiturën e fotos Elvana nuk ka dashur të zbulojë më shumë por ka shkruar se klipi do të vijë së shpejti.



Pritet që këngëtarja të shfaqet përsëri në stilin e reperes si në klipin e fundit me titull “Fake”.

Elvana është një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, e cila pëlqehet shumë nga publiku për të rejat që sjell në muzikë.

(b.t/shqiptarja.com)

8/2
  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!

Gjyshja nga Korça ‘lë gojëhapur’ të gjithë! Shpallet kampione Ballkani në atletikë: Krenare për Shqipërinë!