Letra e nënës së Leilës, Elvira Dones tregon frymëzimin për 'Dielli i djegur': Më tha më rrëmbyen vajzën më ndihmo! Shkruajta për dhunën në Shqipëri, s’e pata të lehtë

Takimi i dytë i ciklit “Me fjalë të tjera” mbajtur nga Instituti Italian i Kulturës, u shënua këtë fillim javë në Shtëpinë e Evropës me shkrimtaren Elvira Dones...

Në bisedën me studiuesin Fabio Roçhi, Dones rrëfeu copëza nga përvoja jetësore si nënë grua e shkrimtare, dhe natyrën multidimensionale që e bëri të lëvrojë zanatin e gazetarisë, shkrimtares, regjisores e deri edhe si montazhiere...

Shqipëria është pjesë e letërsisë së saj, me të gjitha ngjyrat, përfshirë dhe dhunën si në romanin “Yjet nuk vishen kështu”...

Autorja nuk kurseu edhe episode të dhimbshme që e kanë inspiruar për romanet e saj si në rastin e personazhit të Leilës tek “Dielli i djegur”, një vajzë e re që ëndërronte të bëhej stiliste dhe bie pre e trafikimit.

Pasioni për gjuhët e huaja, dhe muzikën ishte pjesë e diskutimit.

Të shkruarit në italisht, pas 7 librave në shqip, thotë se ishte një proces që erdhi natyrshëm pas jetesës mbi 16-vjeçare në Zvicrën italiane por edhe shkrimeve në këtë gjuhë...

Gjatë bisedës Dones zbuloi edhe disa detaje nga projekti i radhës.

 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë