'Të studiosh në Itali', në 15 dhe 16 mars, 35 universitete italiane në Tiranë, Ruggera: 'Vitrinë' mundësish për studime e projekte!

Instituti Italian do të organizojë në Tiranë në datat 15 dhe 16 mars veprimtarinë “Të studiosh në Itali” ku marrin pjesë 35 institucione akademike italiane.

Kjo nismë, siç tregon drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Ruggera synon  të promovojë dhe mbështesë bashkëpunimin mes sistemeve akademike italiane dhe shqiptare, si dhe t'u  prezantojë studentëve një vitrinë me mundësi të shumta studimi në Itali.

‘Doja t’ju bëja me dije që këtu në Tiranë në datat 15 dhe 16 mars, Instituti Italian i Kulturës do të organizojë takimin “Të studiosh në Itali”. Qëllimi kryesor i kësaj nisme është që të krijojmë ura lidhëse mes universiteteve italiane dhe atyre shqiptare, në mënyrë të tillë që të krijohet mundësia për bashkëpunime, shkëmbime, specializime, doktoratura, që mund t’i bënin më të fortë, qoftë sistemin arsimor shqiptar, ashtu edhe atë italian.

Ne do të organizojmë në datën 15 mars, një mbrëmje ku do të jenë të ftuar 35 universitetet italiane që i janë bashkuar kësaj iniciative, si dhe shumë universitete shqiptare, publike dhe private që do të kenë mundësi të takojnë docentë, të vendosin bashkëpunime dhe të diskutojnë për projekte të mundshme.

Ndërsa në datë 16 mars, të shtunën, do t’u dedikohet e gjithë dita studentëve shqiptarë, që të takojnë përfaqësues të universiteteve italiane dhe të vlerësojnë ofertën formuese të këtyre universiteteve në mënyrë që të mund të vendosin nëse janë të interesuar të vijojnë studimet e tyre në Itali.

Sistemi universitar italian është shumë i gjerë dhe çmimet janë të arsyeshme, kurset ofrohen në gjuhë italiane, por shumë shpesh edhe në anglisht. Ka universitete, të cilat në degët që mbulojnë ofrojnë një cilësi të një niveli të lartë”, tregon Alessandro Ruggera, drejtori i Institutit Italian të Kulturës.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri