Elvis Pupa relaksohet por së shpejti sërish me show

Elvis Pupa relaksohet por së shpejti sërish me show
Prej disa kohësh aktori i mirënjohur i humorit, Elvis Pupa nuk ka qenë pjesë e skenave shqiptare. Megjithatë duket se aktori është kthyer në Shqipëri për të pushuar.

Në këtë foto e shohim Pupën duke u freskuar dhe relaksuar në ujërat e “Syrit të Kaltër. Por mesa duket Elvisi nuk I ka braktisur shfaqet në Shqipëri. Sipas një publikimi që aktori ka bërë në faqen e tij në Facebook, Pupa do të vi së shpejti më një spektakël të ri në vjeshtën e këtij viti.

“Përshëndetje miq! Ka filluar puna për shoë-n e ri "live" i cili finalizohet në vjeshtë.Cilin nga personazhet do të donit të shihnit në të:Van Dam Sulen,Avdiun apo Ninin e Bulës?”- ka shkruar aktori. Ndërkohë që në një tjetër publikim ai ka theksuar:

“Faleminderit të gjithëve për sygjerimet.Me fjalë të tjera doni edhe akullore edhe çokollatë edhe bakllava:)))))Sa për sqarim,shoë në fjalë nuk ka lidhje me spektaklin "portokalli". Është një prodhim i "Elvis production" si dhe i bashkëpunëtorëve të mi. Të luash të tre personazhet në një shoë të vetëm është një sipërmarrje goxha e madhe por mua më pëlqejnë sfidat dhe nuk i dihet.......Do ta mendoj njëherë....;) Ju falenderoj për interesimin dhe.....së shpejti pranë jush si kurrë ndonjëherë.”

Ne të “TH&TH” i urojmë sa më shumë sukses aktorit në këtë shoë të ri që pritet të filloj së shpejti.

Su/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj

Valbona turistike, destinacioni i preferuar nga turistët vendas dhe të huaj