Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi këkron rikthimin në detyrë nga gjykata e apelit dhe heqien e masës së sigurisë arrest në shtëpi që rëndon ndaj tij.
Kërkesa e Rroshit pritet të shqyrtohet në Apelin e Tiranës më 4 Korrik, ndërsa prej më shumë se 10 ditësh ai qëndron në "arrest shtëpie" me një vendim të gjykatës së Tiranës.

Rroshi është akuzuar nga Prokuroria për deklarim të rremë dhe falsifikim vulash e stampash, kjo pas formularit të vedeklarimit të dorëzuar prej tij për efekt të dekriminalizimit.

Sipas Prokurorisë Rroshi kish fshehur dënimet në Zvicër dhe Itali, por këto akuza ai i mohoi duke i cilësuar si sulm politik ndaj tij.

Elvis Rroshi 3 javë më parë deklaroi dhe dorëheqjen nëpërmjet rrjetit social Facebook nga posti i kryebashkiakut, por këtë dorëheqje ai e tërhoqi duke sqaruar se do të rikthehet në postin e qytetarit të parë të Kavajës për të punuar për votuesit që e besuan.

Elvis Rroshi u arrestua nga policia pasditen e 13 qershorit, pas një vendimi të Gjykatës së Tiranës, që e shpalli atë fajtor falsifikim të dokumenteve dhe mosdeklarim në formularin e vetëdeklarimit. 

48 orë më pas, në 16 qershor, Gjykata i ndryshoi masën e sigurisë duke i caktuar “arrest në shtëpi”. Prej rreth 2 javësh, kryebashkiaku i Kavajës ndodhet në "arrest shtëpie". 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com