Përveç debateve dhe diskutimeve në shtëpinë e Big Brother duket se po lindin shkëndijat e para të pëlqimeve mes banorëve.Elvisi dhe Albulena kanë qëndruar në sallon dhe ai ka ka shprehur se i pëlqenin sytë e saj. Ndërkohë që vajza i është përgjigjur se nuk është ndonjë gjë e re për të pasi ia kanë thënë edhe më parë. Më pas Elvisi i thotë se i pëlqen stili i saj dhe Albulena buzëqesh e thotë se nuk di çfarë t’i përgjigjet . Gjithashtu ai u shpreh se qetësia dhe mënyra sesi ajo ndryshon çdo ditë e bën për vete. Elvisi i thotë Albulenës se e ka kuptuar më parë pëlqimin për të por veshja e saj këto ditë e ka bërë atë të shpërthejë. Albulena përfundon duke thënë se do të bindet për fjalët e Elvisit kur t’ia dëshmojë me argumenta të vërteta.(xh/shqiptarja.com)