TIRANE- Pas ndryshimeve të bëra për drejtuesit në disa institucione në varësi të Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, dhe disa shoqëri aksionere, ka ardhur edhe reagimi i Partisë Demokratike. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e kësaj force politike, Laura Vorpsi, është shprehur se këto emërime janë politike dhe të denoncuara më parë nga PD.
Sipas Vorpsit, emërimet e bëra ditën e sotme, u japin shqiptarëve mesazhin e Ramës se “Unë do qeveris si të dua vetë dhe me këtë të dua vetë, do qeveris për të respektuar miqtë dhe pa respektuar ligjet”.
Ndërsa më tej, zëdhënësja e PD ka shtuar këto ndryshime politike kanë qenë të prishtme, dhe janë denoncuar edhe më parë nga kjo parti.
“U deshën më pak se dy javë për të vërtetuar denoncimet e PD, u deshën më pak se dy javë për të kuptuar se në duart e kujt kishte rënë qeveria. Zoti kokëdhima e gëzofsh Albpetrolin”, përfundoi reagimi i Vorpsit.
Redaksia Online
(e.s/shqitarja.com)
/Shqiptarja.com