Emërimet, PD: Zgjerim të hetimeve 
PS: Komisioni sërish drejt dështimit

Emërimet, PD: Zgjerim të hetimeve <br />PS: Komisioni sërish drejt dështimit
TIRANE- Komisioni hetimor për emërimet në administratën publike miratoi dje, në mbledhjen e dytë të tij, vetëm rregulloren, ndërsa shtyri votimin për planin hetimor, për shkak të mungesës së përfaqësuesve të opozitës. I pranishëm në komision ishte vetëm deputeti demokrat, Luçiano Boçi i cili kërkoi nga drejtuesi i komisionit, zgjerimin e gamës së hetimeve që është 15 shtator 2013-30 shtator 2015, por edhe emërimet në pushtetin vendor qoftë nga e majta, qoftë nga e djathta.

“Ne patjetër që kërkojmë një modus bashkëpunimi dhe kjo është një dorezë e hedhur në tavolinën tuaj nga ne. Dhe ne kërkojmë që ecuria e tij të jetë e tillë që penalitetet të mos synojnë vetëm pjesën e mazhorancës që janë në mazhorancë, por edhe të personave që kanë marrë pushtet politik lokal që vijnë nga radhët e opozitës. Edhe ata nëse kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, në mënyrë politike, të ndëshkohen”, u shpreh Boçi. Por, për mazhorancën ky propozim kërkon miratim nga Kuvendi.

Nënkryetari socialist i komisionit hetimor, Musa Ulqini, në mungesë të kryetarit demokrat, Genc Pollo, u shpreh se kjo nuk është në tagrin e këtij komisioni, por është Kuvendi në seancë plenare që i përcakton afatet. Lidhur me rregulloren, opozita kërkoi që votat kur ndahen në mënyrë të barabartë, vendimi të cilësohet i miratuar. “Në rastin kur votat ndahen në mënyrë të barabartë, vendimi të quhet i miratuar dhe jo i rrëzuar. Kjo për t’i dhënë një favor opozitës. Jo të rrëzohet, por të pranohet. Pra, kur votimi ndahet në mënyrë të barabartë”, tha Boçi.

Nga ana tjetër, mazhoranca akuzon opozitën se dështoi komisionin e parë dhe se i njëjti risk i krijohet edhe komisionit të sapo ngritur nga Kuvendi. “Duhet të jetë e gjithë trupa e opozitës në komision. Duhet të ishte këtu në mbledhjen e dytë të këtij komisioni Genc Pollo dhe jo të ikte në drejtim të paditur. Dështoi komisionin e parë dhe po dështon edhe komisionin e dytë. Nuk vjen në mbledhjen e dytë të komisionit. Dhe për dy vjet, keni sjellë vetëm 4 raste në këtë material”, tha Ulqini.

Ai përgënjeshtroi edhe kryetarin demokrat të komisionit hetimor, Genc Pollo kur tha se janë 57 institucione të cilat kanë sjellë në komision informacionin e kërkuar. “Kam këtu një material që na është vënë në dispozicion ku janë gjithsej 30 institucione dhe 27 bashki që i janë përgjigjur kërkesës së institucionit, përveç një institucioni që nuk i është përgjigjur komisionit. Si mund të thuash se arsyeja që dështoi komisioni i parë është se s’u përgjigjën institucionet”, tha Ulqini, duke kërkuar që për secilin emërim të vijë dosja e plotë.

 Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 04 Nentor 2015

Redaksia Online
(e.m/shqiptarja.com) 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal