Emërohen drejtues të rinj në
SHSSH, SHKP dhe ISHP

Emërohen drejtues të rinj në<br />SHSSH, SHKP dhe ISHP
TIRANE- Kryeministri Edi Rama emëroi sot me propozim të Ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, kryetarët e tre institucioneve kryesore në varësi të kësaj ministrie: Shërbimin Social Shtetëror, Shërbimin Kombëtar të Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës.

Kështu, Shërbimin Kombëtar të Punës do ta drejtojë Genci Kojdheli i cili u diplomua jurist në Fakultetin e Drejtësisë në Universitetin e Tiranës në vitin 2000, ndërsa në vitet 2001-2002 ndoqi studimet Master në degën e të Drejtës Ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë, në Universitetin e Utrechtit, Hollandë.
 
Ndërsa, në krye të Shërbimit Social Shtetëror është emëruar Etleva Bisha. Bisha u diplomua në vitin 1995 dhe mban titullin e Masterit në Studime Europiane në Universitetin e Tiranës. Ndërkaq, ndjek studimet e Doktoraturës në degën e Shkencave Politike.

Inspektorati Shtetëror i Punës do të drejtohet nga Dritan Ylli i cili u diplomua në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Në vitet 2001-2002 ka shërbyer si Këshilltar për Marrëdhëniet me Publikun pranë Ministrit të Shtetit për Energjinë dhe më pas në Koorporatën Elektroenergjetike Shqiptare.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi

Një vit pas arrestimit, lirohet nga qelia mjeku Dervish Hasi! Bie akuza e trafikut të të miturve, dërgohet për gjykim për pornografi