Emërohen dy anëtarë në Komisionin
Kombëtar të Përzgjedhjes për TND

Emërohen dy anëtarë në Komisionin<br />Kombëtar të Përzgjedhjes për TND
TIRANE - Qeveria ka miratuar ditën e sotme një sërë vendimesh. Kështu në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave, ka vendosur për emërimin e dy anëtarëve të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në. Kështu sipas emërimit në fjalë, anëtarët e rinj, do të jenë Agron Dhima dhe Irena Beqiraj.

Gjithashtu, siç saktëson Këshilli i Ministrave, mandati i këtyre anëtarëve fillon në mbledhjen e parë konstituive të KKP-së dhe kohëzgjatja e mandatit të tyre përcaktohet në bazë të shortit që do të organizohet për këtë qëllim.
 
Më poshtë vendimi i plotë i Këshillit të Ministrave:

VENDIM PËR EMËRIMIN E DY ANËTARËVE TË KOMISIONIT KOMBËTAR TË PËRZGJEDHJES PËR TND-në

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1.    Emërimin si anëtarë të Komisionit Kombëtar të Përzgjedhjes për TND-në, të:

- Z. Agron Dhima;
- Znj. Irena Beqiraj.

2.    Në zbatim të pikës 2, të nenit 31, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, dhe të pikës 3, të kreut XI, të vendimit nr.118, datë 5.3.2014, të Këshllit të Ministrave, “Për procedurat e emërimit, rekrutimit, menaxhimit dhe përfundimit të marrdhënies në shërbimin civil të nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues dhe të anëtarëve të TND-së”, mandati i këtyre anëtarëve fillon në mbledhjen e parë konstituive të KKP-së dhe kohëzgjatja e tij përcaktohet në bazë të shortit që do të organizohet për këtë qëllim.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.


Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Krijohet dhe 'Djathtas', a do i mbështesni partitë e reja në 2025?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni

SHBA/ Tjetër atentat i dështuar ndaj Donald Trump? Policia kap një person të armatosur 1 km larg vendit të mitingut të ish-presidentit, në Kaliforni