KORCE- Takimet në Prokuroritë e Rretheve të mbajtura nga Kryeprokurori Adriatik Llalla janë shoqëruar me të tjera ndryshime të krerëve të këtyre institucioneve. Ndryshimi i fundit është bërë në qarkun e Korçës, ku prokurori Përparim Vukaj është zëvëndësuar me Ferdinand Elezin.
 
Ky ndryshim është shoqëruar me një kërkesë të veçantë nga Kryeprokurori për vartësin e tij, për t’i shërbyer qytetarve dhe drejtësisë shqiptare.
 
Më vonë, Llalla miratoi zëvendësimin e prokurorit të Elbasanit Elvin Gogu me Genti Osmanin. Ndërkohë Elvin Gogu është emëruar në Prokurorinë e Kurbinit.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)