TIRANE - Projektligji për administratën gjyqësore do të votohet në Parlament me shumicë të thjeshtë, kjo pas vendimit që u miratua me shumicë votash në Komisionin e Ligjeve. Propozimi për të ndryshuar votimin e një prej pr/ligjeve që ka kohë që diskutohet në Kuvend erdhi nga relatori i këtij pr/ligji dhe deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj.
Ndërkohë që kjo u kundërshtua nga opozita, e cila theksoi se propozimi i Alibeajt është antikushtetues, pasi Kushtetuta ka të përcaktuara qartë se si votohen ligjet që kanë të bëjnë me veprimtaritë e gjyqësorit. Sipas Gjiknurit i gjithë pushteti gjyqësor rregullohet në bazë të ligjeve të miratuara me shumicë të cilësuar dhe nuk mundet që drafti për administratën e gjyqësorit të kalojë me shumicë të thjeshtë.
“Kjo është rrugë e rrezikshme. Mendoj që edhe ky sygjerim që u dha këtu është antikushtetues dhe mbi të gjitha vret elementin bazë të demokracisë që është dialogu politik”, tha Gjiknuri. Maxhoranca në Komisionin e Ligjeve vendosi që projekt-ligji për administratëngjyqësore të miratohet me shumicë të thjeshtë, edhe pse në variantin që qeveria solli fillimisht drafti parashikonte 84 vota për kalimin e këtij ligji.
MUNGESA E HIERARKISË
Një nga pikat që u debatua ishte pikërisht edhe kompetencat e kancelarit mbi kryetarin e gjykatës si dhe raportimi i tij te ministri i Drejtësisë në vend të kryetarit të gjykatës. Përfaqësuesi i EURALIUS, Joakim Urias, i cili ka ndihmuar në hartimin e këtij projektligji, shprehet se në vendet e BE-së, kompetencat kryesore i takojnë Kancelarit, ndërsa në Shqipëri funksionon e kundërta.
“Në strukturën e ligjit eprori i drejtpërdrejtë është gjithmonë kancelari, por në situatën reale të gjykatave shqiptare eprori është kryetari. Jam dakord me kryetari që ka problem me formulimin e kësaj, por situata në Shqipër është që kryetari është ai që më familjar me stafin, me marrjen e vendimeve, megjithë atë superiori i administratës është kancelari.
Në procesin e konsultimit të ligjit,jemi përpjekur të gjejmë një ekuilibër duke i dhënë disa kompetenca kryetarëve dhe disa kancelarëve dhe kjo është dhe arsyeja” u shpreh Urias. Mungesa e një hirearkie mes kryetarit dhe kancelarit ka qenë një nga shqetësimet e ngritura nga deputetja e Partisë Socialiste Vasilika Hysi.
Ajo u mbështet edhe nga deputeti i PD-së Enkelejd Alibeaj, i cili propozoi një amendim në ligj, ku të bëhej një ndarje hirearkike mes dy posteve."Dhe nëse kancelari nuk i bindet kryetarit të gjykatës informon Ministrin e Drejtësisë.
Dhe pastaj në pikën 6 thoni që kryetari i gjykatës vendos marrjen e masave disiplinorë. Kjo lloj zgjidhje që ju i jepni raportit kancelar- kryetar gjykate, mund të krijojë probleme në kuptimin që ne të kemi dy persona që nuk i binden njëri-tjetrit dhe që nuk merren vesh", tha Vasilika Hysi, deputete e PS.
DEBATET
Kompetencat e kancelarit, kryetarit të gjykatave dhe ministrit
EURALIUS: Në strukturën e ligjit eprori i drejtpërdrejtë është gjithmonë kancelari, por në situatën reale të gjykatave shqiptare eprori është kryetari. Jam dakord me kryetari që ka problem me formulimin e kësaj, por situata në Shqipëri është që kryetari është ai që më familjar me stafin, me marrjen e vendimeve, megjithë atë superiori i administratës është kancelari. Në procesin e konsultimit të ligjit, jemi përpjekur të gjejmë një ekuilibër duke i dhënë disa kompetenca kryetarëve dhe disa kancelarëve dhe kjo është dhe arsyeja.
Hysi: Dhe nëse kancelari nuk i bindet kryetarit të gjykatës informon Ministrin e Drejtësisë. Dhe pastaj në pikën 6 thoni që kryetari i gjykatës vendos marrjen e masave disiplinorë. Kjo lloj zgjidhje që ju i jepni raportit kancelar- kryetar gjykate, mund të krijojë probleme në kuptimin që ne të kemi dy persona që nuk i binden njëri-tjetrit dhe që nuk merren vesh.
Alibeaj: Për shkak të përvojës dhe të faktit që figurë përfaqësuese e administrimit në gjykata është kryetari dhe jo kancelari, është e nevojshme dhe me këtë rast bashkohem dhe me shqetësimin e zonjës Hysi, të vendoset një hierarki minimale së paku në këtë rast, mes kryetarit dhe kancelarit.
Ministria e Drejtësisë: Midis kancelarit dhe kryetarit nuk është marrëdhënie varësie hierarkike, është marrëdhënie bashkëpunimi dhe bashkëveprimi.
Alibeaj: Të vendoset në bazë të nenit 75 të Kushtetutës që bën fjalë për të gjitha vendimet e zakonshme që merr Kuvendi i Republikës për miratimin e ligjeve me shumicë të thjeshtë.
Gjiknuri: Demokracia nuk është vetëm kompromis, por demokracia është hapësirë dialoguese. Demokracia është të dëgjosh edhe minorancën dhe të marrësh parasysh shqetësimet e minorancës.
Kjo nuk është se meqenëse unë kam vullnetin popullor, do shmang Kushtetutën dhe do i bëj vetë, meqenëse kam vullnetin popullor do shkojmë në Referenudm dhe nuk pyes më për Parlamentin. Kjo është rrugë e rrezikshme. Mendoj që edhe ky sygjerim që u dha këtu është antikushtetues dhe mbi të gjitha vret elementin bazë të demokracisë që është dialogu politik.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 07.03.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com