Ema Andrea kundër Berishës dhe
Shkëlzenit: Ja debati i tyre në FB  

Ema Andrea kundër Berishës dhe<br />Shkëlzenit: Ja debati i tyre në FB  
Ema Andrea dhe Shkëlzen Berisha kanë hyrë në një debat mes tyre përmes statuseve në rrjetin social facebook. Shkak i këtij debati është bërë deklarata e ish-kryeministrit Sali Berisha, në foltoren e parlamentin seancën e fundit ku ai u bëri thirrje shqiptarëve të armatosen për vetëmbrojtje.

Kjo deklaratë e Berishës u prit me komente të shumta.
Aktorja Ema Andrea përmes një statusi ne facebook dënoi deklaratën e ish-kryeministrit duke e cilësuar atë si fashist.

‘’Turp te kesh o Sali Berisha!! Po,po ky eshte mendimi im!! Uroj te kete nje ligj qe te te denoje per kete thirrje,dhe jo me 10 dite pa te drejte rroge sic behet gjithmone!! Meriton nje tallje masive!! Fashist!! ‘’ – ky është postimi i aktores në facebook.

I menjehershëm ka qënë reagimi i djalit të ish-kryeministrit në facebook. Shkëlzen Berisha pa përmendur emrin e saj e ka quajtur aktoren Ema Andrean ‘’fanse te Shullazit’’.

''Vdekje fashizmit, liri Shullazit !
Paralelisht me nr e viktimave rritet dhe nr i fanseve te Shullazit.
Vajzat anonime qe kerkonin lirimin e heroit te Rilindjes tashme kane nje cheerleader. Drejtimin e klubit e ka marre ne dore nje ikone nderkombetare e antifashizmit dhe artit.
Thirrjes per lirimin e shpejte te Kajos i eshte shtuar dhe kerkesa per te c'armatosur gjithe viktimat e ardhshme qe presin radhen pas daljes se tij nga burgu. Sipas saj do ishte turp nese ata nuk e presin ''fatin'' me duar ne xhepa. Realiteti njelloj si filmi do kthehej ne nje tallje b... nese delja do hante ujkun apo viktima do vriste vrasesin. Rolet jane te ndara nga regjisori dhe secili duhet ti qendroje besnik te vetit. Ndaj dhe pankarta e klubit eshte: Vdekje fashizmit, liri Shullazit.''- ka shkruar Shkëlzeni në facebook.

 
 Aktorja pas kësaj deklarate ka reaguar më një status më të gjatë se ai i pari drejtuar Berishës.Ja çfarë shkruan ajo .
 
''Per ata qe duan te behen te famshem duke perdorur emrin tim!! Zotni,mos fyej fjalen e lire,dhe mos u perpiq te perdoresh emrin tim as per pislleqet politike e as per per delire!! Une kam thene dhe do ta them ate qe mendoj e jam perpjekur te mos fyej babain e askujt!! Nuk i perkas asnje lloj tifozerie e as partie(edhe pse eshte e njejta gje per juve )!Kam jetuar dhune ne kete vend aq sa te jem kunder cdo thirrjeje per dhune e arme,panvaresisht se kush i ben !! Nga parlamenti dhe politikberesit e cdo ngjyre pres kujdes dhe zgjidhje problemesh! Nuk eshte ceshtje familjare!! Ne se do ish e tille nuk do te flisja!! Une kam respekt per pjestare te familjes suaj,te cilet i njoh jashte politikes!! Qetesohu lutem,permbahu se nuk ta shava babin!! Lutem mos guxosh,vetem se ta lejon statusi i birit,te me japesh perkatesi,qe nuk i kam!! Jemi ne demokraci ku secili shpreh mendimin e vet ,pa fyer e pa nxjerre perfundime paraqende'!! Nuk jam as me ps e as me pd!! Jam me kunderdhunen !! Dhe nje info qe ta perdoresh tamam:kam jetuar ne Shqiperi qe prej 71, ne token dhe hallet shqiptare...ketu nga jetoj une realiteti eshte shume me ndryshe se nga dritarja e makines apo avionit!! Uroj paqje Zotni per ty e per familjen e cdo shqiptari!! Te fala nga shtepia!!''
 
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani

Lufta/ Aeroportet e Moskës mbyllen përkohësisht! Lavrov: Një armëpushim në Ukrainë do të ishte i padobishëm tani