FBI nuk ka gjetur prova kriminaliteti në email-et e kandidates demokrate për presidente të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton.

Në një letër drejtuar anëtarëve të Kongresit, drejtori i FBI-së, James Comedy, deklaroi se agjencia kishte mbaruar shqyrtimet e saj, dhe nuk kishte gjetur asgjë komprometuese për të ndryshuar pozicionin e saj. 

Drejtori i FBI-së, James Comedy njoftoi për fillimet e hetimeve Kongresin 11 ditë përpara zgjedhjeve presidenciale. 

Clinton, që në nisjen e hetimeve ka deklaruar se nuk ka asgjë për të fshehur dhe këto hetime nuk e frikësonin aspak. 

Nga ana tjetër, kandidati rival Trump shpresonte që FBI të gjente diçka komprometuese në email-et Clinton në mënyrë që ta fitonte garën për Shtëpinë e Bardhë.  

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com