Një alarm për bombë ka mbërritur rreth orës 08:00 në disa institucione në Vlorë dhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
Ashtu si në disa institucione të vendit edhe në ato të Vlorës erdhi një mesazh për bombë
Në Vlorë, mes institucioneve që kanë marrë mesazhin kanë qenë Gjykata, Bashkia, Prokuroria, Spital isi edhe disa institucione të tjera.
Pas marrjes së alarmit, në institucionet e prekura janë angazhuar shërbimet e specializuara. Njësia Speciale Operacionale e Policisë së Vlorës ka kryer kontrolle të imtësishme në ambientet e institucioneve, përfshirë edhe kontrollet për lëndë apo pajisje shpërthyese.
Pas përfundimit të verifikimeve, nuk është konstatuar asnjë bombë apo objekt i dyshimtë. Policia ka verifikuar se bëhej fjalë për një alarm të rremë.
Lajmi kryesor:
E-mail për bombë në disa institucione të vendit, policia kontrolle: Nuk u konstatua asgjë, po hetohet për identifikimin e autorit (MESAZHI +VIDEO)









