TIRANË- Kur nuk kaluan as 30 minuta nga akuzat e PD-së, i menjëhershëm ka qenë reagimi i ministrisë së Shëndetësisë, sipas së cilëve e- maili që u publikua nga demokratët nuk vërteton akuzën e tyre, duke theksuar se nuk ka rënë zjarr në këtë institucion. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se e- maili është një tërheqje vëmendje për një punonjëse për një incident, ndaj të cilës është marrë masa administrative.

Për MSH, ky e- mail nuk tregon gjë tjetër veçse protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në Ministri funksionojnë, teksa i bën thirrje PD që të ndalë sulmet.

"Në përgjigje të akuzave të Partisë Demokratike, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron se nuk ka rënë zjarr në institucion. “Zbulimi” i bërë sot nga PD i referohet një emaili "tërheqje vëmendje" të para 26 ditëve, nga përgjegjësja për sigurinë në ministri, e cila i është drejtuar stafit pas një incidenti të shkaktuar nga një punonjëse, ndaj të cilës më pas është marrë masë administrative.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hedh poshtë aludimet dhe shpifjet e PD, që kërkon të manipulojë opinionin me histori djegie letrash në korridore, kur e di i madh e i vogël se çdo dokument zyrtar ruhet në Protokollin e Ministrisë dhe të çdo institucioni. Duke bërë publik këtë email, i cili dërgohet rëndom nëpër institucione për t’u tërhequr vëmendjen punonjësve, PD ka demonstruar edhe një herë se protokollet e sigurisë dhe masat disiplinore në MSHMS, funksionojnë më së miri. Sikundër e kemi deklaruar që në krye të herës, Ministria e Shëndetësisë është e hapur për çdo hetim nga organet e drejtësisë. Njëkohësisht, i bëjmë në mënyrë të përsëritur thirrje PD që të ndalë fushatën e shpifjeve dhe të presë me durim fjalën e drejtësisë",
njofton Ministria e Shëndetësisë. 

PD- nëpërmjet ish- deputetit Bardh Spahia publikoi e-mailn, për të cilën shprehet se është një provë e rëndësishme se në MSH ka rënë zjarr. Spahia publikoi e- mailin që mban datën 15 prill ora 18:00, në të cilën konfirmohet se ka pasur zjarr, është ndezur sistemi i alarmit dhe pas kontrollit të bërë është dalë në përfundimin se janë djegur disa letra, të cilat më pas janë shuar me ujë. Këto letra, sipas PD-së janë provat e tenderave "sekret" në kohë pandemie për të cilat opozita ka denoncuar prej javësh. 

Postimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë