Këngëtarja e njohur britanike Emeli Sande ka rrëfyer për mediat se është detyruar të ndërrojë emrin e saj për shkak të krahasimeve me Adele.

emeli sande

Emeli është shprehur se ka vendosur të ndryshojë emrin në çastin kur vendosi të ishte pjesë e muzikës .

emeli sande

“Mendova se do të ishte katastrofë që të dal në skenë me të njëjtin emër si të sajin dhe për këtë arsye vendosa që të lë vetëm shkurtesën Emeli Sande, pa emrin Adele, e cila është një këngëtare që unë e vlerësoj dhe e dua shumë”,- është shprehur Sande gjatë një interviste.

adele

Adele dhe Emeli Sande janë dy emra mjaft të pëlqyer të muzikës, të cilat adhurohen për këngët e tyre jo vetëm në Britani, por edhe në shumë vende të botës.

(xh.k/shqiptarja.com)