
Legjenda e futbollit shqiptar, Sabah Bizi u nda nga jeta këtë të enjte në moshën 77-vjeçare. Kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka shprehu ngushëllimet për familjen dhe përmendi disa nga arritjet e Bizit në kohën kur fushat e blerta kishin në të një lojtar si ai.
Mesazhi i Dukës:
Me hidhërim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar, Sabah Bizi, një emër i madh që la gjurmë të pashlyeshme në historinë e sportit tonë.
Si një ndër ikonat e Vllaznisë dhe Kombëtares shqiptare, ai debutoi në futbollin shqiptar në moshë të re dhe u bë simbol i talentit dhe përkushtimit. Përballja e tij me Franz Beckenbauer në ndeshjen historike kundër Gjermanisë në vitin 1967, ndonëse ai ishte vetëm 19 vjeç, është dëshmi e madhështisë së tij në fushën e blertë.
Gjatë karrierës së tij të shkëlqyer, Sabah Bizi fitoi tituj kampionë dhe kupa, duke i dhënë futbollit shqiptar momente krenarie dhe emocionuese. Edhe pas lënies së futbollit aktiv, ai i qëndroi pranë sportit të zemrës, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e brezave të rinj si trajner dhe drejtues.
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të gjithë komunitetit të futbollit, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Bizi, të afërmve dhe miqve të tij. Futbolli shqiptar humbi një legjendë të vërtetë, por trashëgimia e tij do të mbetet përjetë frymëzim për brezat e ardhshëm.
Pusho në paqe legjendë!
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
3 Dhjetor, 08:56
Çfarë mendoni për lëvizjen e Salianjit brenda PD?
-
Do ketë sukses
24.3%
-
Do ndahet nga PD
28.8%
-
Do shuhet
46.9%
Vota total: 593
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dita e vullnetarizmit, të rinjtë në Tiranë: Ndryshimi duhet të nisë nga ne
5 Dhjetor, 18:52
-
Ditën Ndërkombëtare e Vullnetarizmit, mbi 800 të rinj aksion pastrimi në Velipojë: Duhet të bëhet në të gjithë vendin
5 Dhjetor, 16:27
-
Aksident në aksin Shkodër - Hani i Hotit! E reja përplas për vdekje me makinë 81-vjeçarin
5 Dhjetor, 11:14
-
Akuzohet se bleu vota për PSD-në në zgjedhjet e 11 majit, GJKKO kalon për gjykim kryebashkiakun e PS, Kristian Shkreli
5 Dhjetor, 10:51
-
Flamurtari bën befasinë e madhe, kundër Egnatias i ikën fundit! Vora ndal Vllazninë, shkodranët s'dinë të kapin kreun
4 Dhjetor, 19:14
-
Qëlloi me automatik në ajër, arrestohet në Shkodër 26-vjeçari që kanosi 20-vjeçarin (EMRI)
4 Dhjetor, 16:21
-
Pas ndarjes nga jeta të Ipeshkvit Simon Kulli, At Mariano Tarantino zgjidhet administrator i Dioqezës së Sapës
4 Dhjetor, 15:23
-
Ndeshja me Ilirinë u anulua, Skënderbeu reagon pas dhunës në Fushë-Krujë: Pesë futbollistë me shenja, e pamundur të luhej (VIDEO)
4 Dhjetor, 13:48
-
Dhunuan futbollistët e Skënderbeut, policia 'rrëzon' pretendimet e Ilirisë! Hetim në gjendje të lirë për dy sportistë dhe zyrtarin e klubit nga Fushë-Kruja
4 Dhjetor, 09:50
-
Renditja/ KF Tirana është për turp, Dinamo e 'shkërmoq' 6-2 në derbi! Partizani fiton në shtëpi, paqe pa drita në Durrës
4 Dhjetor, 08:47
-
Nën petkun e bardhë të dëborës, pamjet 'magjike' nga Alpet shqiptare (VIDEO)
4 Dhjetor, 08:05
-
‘Ne jemi si ju’, Mark Bardhoshi nga Puka dhe Vasil Kola nga Patosi rrëfejnë sfidat e përditshme të personave me aftësi ndryshe
3 Dhjetor, 15:56