Emergjenca borë, shpërndahen
ndihma në zonat e bllokuara

Emergjenca borë, shpërndahen<br />ndihma në zonat e bllokuara
Ministria e mbrojtjes përmes një njoftimi për mediat bënë të ditur se një helikopter AB-205 i ngarkuar me 40 pako ndihma ushqimore u nis drejt fshatrave Ndreaj dhe Nicaj të komunës Shosh të qarkut të Shkodrës, ndonëse ka tentuar disa herë të kryejë uljet, nuk ka mundur të realizojë misionin dhe është kthyer në Bazën Ajrore në Farkë.

Ndërkaq dy helikopterët e tipit BO-105 kane arritur të transportojnë 40 pako ushqimore në fshatrat Gralisht, Burgjon, Apripë dhe Kokëdodë të komunës Fierzë të Pukës. Ministria e mbrojtjes njofton gjithashtu se gjatë pasdites së djeshme tre mjete transporti të Brigadës Logjistike të ngarkuara me 500 pako ndihma ushqimore të siguruara nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane jane derguar ne zonat e izoluara.

Një mjet tip “Saurel” ka transportuar 200 pako ndihma ushqimore drejt komunës Grykë - Çaj të Kukësit. Një mjet tjetër tip “Saurel” me 100 pako ndihma ushqimore është nisur drejt fshatit Progër të komunës Gorë, të qarkut të Korçës. Një mjet i tipit “Benz” i ngarkuar me 200 pako ndihma ushqimore është nisur drejt rrethit të Tropojës.

Rifillojnë reshjet e borës
Pa përfunduar ende puna për zhbllokimin e shumë zonave në veri, kanë rinisur reshjet e borës. Reshje bore ka në Tropojë, Has dhe Kukës, por jo në qytete, ku janë shënuar vetëm reshje shiu dhe rënie temperaturash. Reshjet e borës kanë përfshirë të gjithë rrethin e Pukës dhe qarkun e Dibrës në zonat e thella malore. Reshje bore edhe në qarkun e Korcës, të cilat kanë nisur pasditen e sotme me intensitet edhe në qytet. Ndërkaq pjesa me e madhe e vendit është përfshirë nga reshje shiu, nga të cilat ende nuk janë krijuar probleme.

ah/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjegjesia?



×

Lajmi i fundit

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori

Pagat e mësuesve në institucionet arsimore, sa rriten për secilën kategori