Emergjenca energjetike, eksperti në Report Tv: Nuk është krizë, por keqmenaxhim! Shqipëria prodhon mjaftueshëm energji për të mbuluar nevojat e konsumatorëve

TIRANË- Përpos faktit se vendi është në një emergjencë për prodhimin e energjisë elektrike, eksperti i energjisë, Eduard Elezi në studion e 'Report Tv' tha se kjo nuk është një krizë, por një keqmenaxhim i kompanive. Elezi thotë se Shqipëria prodhon mjaftueshëm energji elektrike për konsumatorët, teksa përmend se KESH ka pasur prodhimin më të lartë këtë vit, e kështu edhe mund të eksportonte energji. Për pasojë, sipas tij vendi nuk ka si të preket nga kriza globale.

"Në lidhje me pjesën e menaxhimit të këtyre kompanive, kjo nuk është krizë energjetike, por një kolaps financiar i kompanive që operojnë në tregun e rregulluar. Viti 2021, para dy javësh është anonçuar në media dhe nga vetë kompania e ka publikuar, ka prodhimin më të lartë historik në viti. Realisht ashtu është nga të dhënat që ka sot sektori. Prodhimi publik është mbi 7 megavat, njësia matëse me e lartë e energjisë elektrike. Konsumi total vjetor nuk është më shumë se 6 terravat. I bie që Shqipëria për 2021 me këto të dhëna të jetë eksportuese e energjisë elektrike. Çfarë ka ndodhur, si është menaxhuar, sa është fituar nga shitja e energjisë në treg? Në të njëjtën kohë OSHE ka ble energji kur KESH nuk shiste energji në gusht dhe shtator. Me ca çmimesh e bleu dhe e shiti. Duhet një verifikim, para se qeveria të shkonte në rritjen e tarifave", tha eksperti për Report Tv.

Elezi shprehet se nëse krahasojmë çmimin e energjisë elektrike në vendin tonë, me atë në rajon, Shqipëria paguan më shumë. 

"Krahasuar me rajonin tarifat e rregulluara janë ndër tarifat më të larta në rajon, qoftë konsumatori qoftë biznesi kanë 8 vite që paguajnë më çmimet më të larta në rajon energjinë elektrike. Energjia e shitur nga KESH ka pasur dhe vite me prodhim më të lartë, po prap çmimi i bursave i ulët . Çmimi 9.5 lekë, e përkthyer në euro do të thotë 83 euro për megavat. Ne kemi një treg të vogël të energjisë. E gjithë sasia që konsumohet është diku tek 5.5 terravat në vit. Ka biznese të mëdha që marrin bursë nga tregtarë të ndryshëm të energjisë, ka dhe gjenerues që shesin energji në treg të lirë. Qeveria tek tregu i lirë nuk ndërhyn dot, vetëm ka caktuar ca tarifa. Problematik është me tregun e rregulluar, që shërbehet nga kompani ku shteti shqiptar është aksioner 100 dhe operojnë më tarifa të rregulluara. OSTT për transmetimin e energjisë ka një tarifë të caktuar dhe OSHE këtë energji e shet me 83 euro konsumatorit dhe 110 euro për biznesin", tha Elezi.

Eksperti i energjisë ka shpjeguar në 'Report TV' përse në masat e marra nga qeveria për mbrojtjen e konsumatorit nuk është përfshirë biznesi i madh, por vetëm familjarët dhe biznesi i vogël.

"Atëherë me ca kuptohet nga vendimmarrja e qeverisë, pavarësisht teorisë së komonesimeve, kjo është diçka që i përket qeverisë. Ajo që flitet për çmimet e energjisë është se nuk ka rritje, për kosnumtaorin dhe biznesin e vogël, atëherë biznesi i madh është i liberalizuar në treg, që do të thotë nuk shërbehet me energji elektrike nga kompani që kanë tarifa të rregulluara, të cilat janë komapni të shtetit shqipatr. Ata marrin nga tregtarë, marrin energji me çmime burse, pagujë takat qeverisë dh enuk kanë lidhje me tregun e rregulluar", vijoi Elezi.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Peci: 10/10/2021 06:26

    Nuk eshte ekspert ky o njerez. Eshte thjesht nje militant i nje partie opozitare qe ben si ekspert. Dhe ju gazetare e merrne ne studio te shesi mendime. Turp per kete gazetari qe sla injorant pa bere eksperta

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë