Emergjenca.net. aplikacioni ku mund të dërgoni dëmet e pësuara nga tërmeti

Falë aplikacionit emergjenca.net i Bashkisë së Tiranës, procesi i verifikimit dhe vlerësimit të dëmeve që shkaktoi tërmeti i një jave më parë, ka përfunduar në të 1220 banesat e prekura. Në  panairin “Tirana Tech Open”, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh se teknologjia ka qenë aleati kryesor në rimëkëmbjen e qytetit pas tërmetit, e falë saj sot ka nisur rindërtimi i disa shtëpive të pabanueshme nga lëkundjet sizmike.

“Teknologjia ta bën jetën më të lehtë për disa procese që më parë na merrnin shumë kohë. Ne kemi përfunduar të gjithë procesin e verifikimit dhe vlerësimit të 1220 banesave të dëmtuara nga tërmeti. U bë në një kohë rekord, jo vetëm në Shqipëri, por në Rajon e besoj në pjesën më të madhe të Europës. Bëmë një aplikacion, i cili quhet emergjenca.net, dhe ajo çfarë ndodh është: secili nga stafi ynë, qoftë në Bërzhitë, Zallbastar, edhe në zonën më të largët të Ndroqit, në Pezë, mund të shkruajë ‘pasaportën’ e shtëpisë së dëmtuar me të dhënat bazë”, tha ai. Kryebashkiaku shtoi se ndonëse Tirana kishte më shumë dëme nga tërmeti, procesi përfundoi brenda 5 ditëve, falë aplikacionit të ri.

Në vijim të politikave për uljen e ndotjes dhe krijimin e një qyteti smart, Bashkia e Tiranës do t’i propozojë qeverisë krijimin e lehtësirave për përdorimin e makinave elektrike edhe nga qytetarët e bizneset. Për të shtrirë përdorimin e mjeteve elektrike tek qytetarët, Veliaj tha se do bëhen disa lehtësira, siç u veprua me autobusët elektrikë, për të cilët u hoq taksa dhe dogana. “Testi i taksive elektrike ishte shembulli tipik; njerëzit jo vetëm që udhëtojnë më lirë, por edhe si kontribut, janë më të zellshëm të presin sa t’ju vijë taksia elektrike. Të gjitha taksitë elektrike janë të zëna dhe fakti që po aplikojnë më shumë të tilla, do të thotë se ky biznes po lulëzon. Tani që kemi arritur këtë fazë emancipimi, është momenti ideal që të fusim mjetet elektrike për konsumatorët”, tha Veliaj.

Duke sjellë shembullin e Norvegjisë, e cila filloi po kështu me përdorimin e makinave elektrike dhe stacione të karikimit falas, për të nxitur gjeneratën e re të automjeteve, kryebashkiaku tha se Bashkia e Tiranës po mendon edhe për një sistem të prodhimit të energjisë së rinovueshme. “Jemi duke diskutuar një sistem të prodhimit të energjisë elektrike me panele solare pluskuese në Bovillë. Kështu, jo vetëm që ke energjinë 100% të rinovueshme, por mund të kemi mundësi që të subvencionojmë karikimin e mjeteve elektrike për qytetarët. Pra, praktikisht karburant falas”, shtoi Veliaj, ndërsa dha lajmin e mirë, se bashkia tashmë ka aplikuar tek kompania Tesla  për krijimin e një stacioni për karikimin e mjeteve elektrike në Tiranë.

“Tirana Tech Open” është një organizim multi-dimensional, realizuar për nxitjen e inovacionit e krijimtarisë në sektorin e shërbimeve të teknologjisë së informacionit, gjë që vjen në përgjigje të nevojave për informimin në vend e rajon, krijon edhe mundësi të reja partneriteti, si dhe do ofrojë ekspozime të shembujve të suksesit e arritjeve në përdorimin e teknologjisë së aplikuar.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • pandi: 01/10/2019 18:53

    PO je djale I zoti mor veliaj,mor zog gomari,,,je shume I updetuar me teknologjine,,,,ke bere shkolle te madhe ne amerike,,per maredhenie nderkombetare,,,prandaj te do edi rama se je shume I zoti njesoj si EDI,,,e Tirana nuk njihet nga puna jote e madhe dhe e EDIT,,,,ne qe vijme nga amerika po na duket Tirana me mire se amerika….deri ne fund te mandatit shpresoj te kene dale dhe veshet si te gomarit,,,se per tru gomari te le mbrapa…..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu