SHKODER  - Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri i shoqëruar edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Premçi, ka nisur një sërë takimesh në qarqet e veriut në Shqipërisë, për masat e marra nga ana e emergjencave civile.

Pas Lezhës Tahiri ka shkuar në Shkodër, ku ka zhvilluar takim me drejtorinë e emergjencave. Duke folur në këtë takim, Tahiri tha se, fondi i emergjencave civile jashtë çdo standardi. “Të bëhet një listë me nevojat më emergjente të qarkut pasi aktualisht fondi nuk mbulon as 1 të 10 e nevojave që ju shtroni”, ka deklaruar Tahiri.

Sipas tij, duhen reduktuar efektet negative. “Dimë që Shkodra hyn në harten e zonave kritike, qarku ka shumë problematika, të listohen ato që janë më prioritare. Policia është dhe do të jetë në shërbimin tuaj”, ka deklaruar ministri Tahiri.

“Në komunikime me qytetarët bëjini të kuptojnë paraprakisht që fondet nuk janë të mjaftueshme dhe sensibilizojini që të jenë bashkëpunues”, u ka kërkuar Tahiri zyrtarëve të emergjencave civiale. Ndërkaq, drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi ka deklaruar se, “buxheti aktual nuk lë mundësi për dëmshpërblime”.

ORA 16:20 TAHIRI NE LEZHE, MBLEDH EMERGJENCAT CIVILE
Ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri ka mbledhur Shtabin e Emergjencave në Lezhë. Në këtë takim marrin pjesë drejtues të emergjencave civile dhe drejtues të pushtetit lokal.
 
Burime nga Ministria e Brendshme kanë bërë të ditur se, në takime do të bëhen edhe në Shkodër, Kukës dhe Tropojë
 
Qëllimi i takimit parandalimi i situatave kritike për shkak të dimrit. Takimi është bërë menjëherë pasi Tahiri ka përfunduar raportimin në Komisionin e Sigurisë në Kuvend, ku ka kërkuar fonde më të mëdha për emergjencat civile, pasi ndodhen në gjendje të rëndë.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)