Në 24 orët e fundit, Emergjencat Civile të Bashkisë së Tiranës u kanë ardhur në ndihmë dhjetëra qytetarë në situatë rruge apo që kanë qenë në vështirësi.
Sikurse shihni edhe nga këto foto, grupet e punës të ngritura në të gjithë territorin kanë evidentuar dhe kanë trajtuar të gjitha rastet.
Kur ka pasur raste më të rënda, ata janë dërguar për trajtim në qendrat shëndetësore apo në QSUT e më pas janë strehuar në strehën permante të ngritur posaçërisht nga Bashkia e Tiranës për njerëzit në situatë rruge në Shkozë.
Përmes një postimi në Tëitter, kryebashkiaku Erion Veliaj u kërkon të gjithë qytetarëve që të jenë të vëmendshëm dhe të njoftojnë për çdo rast në numrat pa pagesë 112 ose 0800-0888.
“Në 24h orët e fundit Emergjencat Civile @BashkiaTirane kanë shpëtuar dhjetra qytetarë në situatë rruge për t’i strehuar tek @ShelterTirana. Sh. krenar për humanizmin e skuadrës tonë! Nëse shihni dikë të pastrehë këto ditë të vështira, ju lutem telefono FALAS tek 112 ose 0800-0888”, shkruan Veliaj.
Dy prej qytetarëve të ndihmuar nga Emergjencat Civile të Bashkisë së Tiranës rezultuan nga vizitat shëndetësore me probleme me tensionin, ndërkohë një tjetër kishte djegie dhe u diagnostikua edhe me diabet.
Bravo bashkia
Përgjigju