Kryeministri Edi Rama duke folur për banesat dhe rindërtimin e tyre të prekura nga tërmeti tha se bashkia e Tiranës ka dy vite pa kokë.
"Një ligj, që ne do të kemi transformim rrënjësor ndaj qasjes së strehimit. Flasim për strehimin e përballueshëm. Nuk mund ta pranojmë si normalitet, që një çift i ri, ku të dy punojnë, kontribuojnë me taksa, përpiqen ta shohin të ardhmen në Shqipëri, ta kenë gjithmonë e më vështirë të kenë një çati. Një qytet mund të bëhet më i shtrenjtë nga zhvillimi, por nuk mund të bëhet i paarritshëm për njerëzit që jetojnë aty. Prandaj duhet PS, prandaj duhemi ne në këtë mes. Në total 10 mijë familje do të përfitojnë nga kjo qasje e re për strehimin. Nëse ka një proces rindërtimi për të qenë krenar, është ai i rindërtimit në Shqipëri. Kemi problem me rindërtimin në Bashkisë së Tiranës, sepse ka dy vjet pa kokë. Një shumë e madhe nuk është vënë në lëvizje. Nga ana tjetër, ne do të përfshijmë në këtë politikë, edhe zgjerimin e stokut të banesave që ndërtohet nga fondi i strehimit. Për të rritur taksën për apartamentet bosh, duke pasur parasysh ata që janë blerës të huaj", tha Rama.
Lajmi kryesor:
LIVE TV - Kuvend/ Rama: Buxhet historik, prek tavanin e 10 miliardë eurove, kemi trefishuar ekonominë! PD lë sallën në shenjë proteste




