Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkon rikthimin në gjyqësor të gjyqtarëve të akuzuar nga Prokuroria për korrupsionin, në kundërshtim me ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve, ligji i cili ka kufizuar kompetencat e KLD, deri në shkrirjen e këtij institucioni, që do të përkon me ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Në mbledhjen e datës 20 Janar, kreu i ri i Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, njëherësh anëtar i KLD, i ka kërkuar kryetarit Bujar Nishani rikthimin në detyrë të gjyqtares së Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë, zonjës Marsela Balili. Kjo e fundit është pezulluar nga detyra në 2 Dhjetor të vitit 2009. Në të njëjtën kohë, Këshillit i Lartë i Drejtësisë miratoi kërkesën e prokurorisë për ta ndjekur penalisht gjyqtaren, me akuzën e korrupsionit. Në tetor të 2013, bashkëshorti i saj prokuror u dënua me 1 vit burg, me akuzën se tentoi të ndërhynte te bashkëshortja për t’i ulur dënimin një të akuzuari për trafik droge. Zonja Marsela Balili ka fituar pafajësinë në Gjykatën e Lartë, por KLD-së i është hequr me ligj kompetenca e emërimeve në gjyqësor, përpos magjistratëve të diplomuar në vitin 2016.
“Unë doja të sillja në vëmendjen tuaj rastin e një gjyqtareje, të cilës i ka përfunduar procedimi penal, madje edhe në Gjykatë të Lartë. Është rasti i gjyqtares së Krimeve të Rënda të Shkallës së Parë, zonjës Marsela Balili. Ne e kemi diskutuar disa mbledhje më përpara. Kemi marrë informacion se çfarë është bërë me të. Ka përfunduar gjykimi edhe në Gjykatë të Lartë. Çmoj se ne jemi brenda të gjithë kompetencave tona për ta rikthyer në detyrë këtë zonjë të nderuar”, ka propozuar Gerd Hoxha.
Ndërkaq, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, njëherësh kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, kërkoi kohë për t’u shprehur mbi kërkesën e anëtarit Hoxha. “Ta shoh praktikën. Ta konsultoj me Drejtorinë Juridike. Në mbledhjen e ardhshme pastaj e vendosim e fusim apo jo”, është shprehur Nishani.
Debatet për vendet vakante
Gjatë mbledhjes së KLD ka pasur debate të forta edhe mbi procedurën e dhënies së titullit “magjistrat” të disa kandidatëve që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës si dhe për plotësimin e 8 vendeve vakante me magjistratët që do të marrin titullin. Anëtarët e KLD e kanë interpretuar në mënyra të ndryshme ligjin e ri. Madje, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se nuk ishte i qartë se çfarë vendimi duhet të merrte KLD në këtë situatë. Ndërkaq, anëtari Sokol Çomo i ka propozuar që fillimisht t’u jepej titulli “magjistrat” kandidatëve dhe më pas të procedohej me plotësimin e vendeve vakante. Por, anëtarët u ndanë edhe sa i takon procedurës së plotësimit të vendeve vakante. Ndërkaq, Gjin Gjoni dhe Gerd Hoxha ka shpërthyer ndaj njerëzve që kanë hartuar dhe miratuar reformën në drejtësi.
Kërkesa
Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkon rikthimin në gjyqësor të gjyqtarëve të akuzuar nga Prokuroria për korrupsionin, në kundërshtim flagrant me ligjin për statusin e prokurorëve dhe gjyqtarëve.
Gerd Hoxha
“Çmoj se ne jemi brenda të gjithë kompetencave tona për ta rikthyer në detyrë këtë zonjë të nderuar, e cila ka kaq kohë që është pa punë. Është një familjare me dy fëmijë. Dhe besoj se edhe ligji i ri ne nuk na ndalon”.
Vetingu
Havari denoncon gjyqtarin Gjylbegaj: I ka shërbyer diktaturës
Ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari ka denoncuar gjyqtarin Artan Gjylbegaj, i cili ka aplikuar për në komisionet e Vetingut, se vjen nga diktatura komuniste. "Dua të bëj publike një rast skandaloz që lidhet me emrat e një liste që ka nxjerrë Avokati i Popullit, të cilët janë kandidate të Vetingut. Ai është Artan Gjylbegu ish-gjykatës ushtarak i diktaturës komuniste. Artan Gjylbegu ka qenë një gjykatës ekstremist i ish-regjimit komunist që me dorën e tij të rëndë ka dënuar dhjetëra djem të rinj që morën pjesë në demonstratën e 14 dhjetorit 1990 në Elbasan", shkruan në Facebook, Havari. Ai tregon dhe historinë e tij personale sesi është dënuar me 16 vite burg nga ky gjyqtar për shkak të bindjeve të tij politike. “Unë Mit'hat Havari isha viktimë e këtij gjykatësi ekstremist, i cili më dënoi me dyer të mbyllura 16 vjet burg pa prova ligjore, thjesht politikisht, pasi unë isha kundërshtar i regjimit të tij diktatorial”, shkruan Havari.
Debatet në KLD për plotësimin e vendeve vakante
-Petrit Çomo: Ndoshta s‟po kuptohet. Vendet vakante, me ligjin e ri, dhe emërimi si “Magjistrat” janë gjëra të ndryshme.
-Bujar Nishani: Vetëm një gjë z. ministër. Këshilli Ka të drejtën e emërimit të magjistratëve për ato vakanca që ekzistojnë. Jo të shpallen të tjera. Në qoftë se është kjo logjikë që mbron dikush... Prandaj, unë them, të ecim me shpalljen e vendeve për 8 (tetë) magjistratët dhe ndjekim pastaj hapat e tjera që përcakton ligji dhe dispozita tranzitore.
-Ylli Manjani: Edhe një pyetje kam, meqenëse, duhet të ballafaqojmë idetë me thënë të drejtën. Situata është realisht delikate. Në kuptimin që, nuk e dimë cili është ligji. Nuk e dimë. E them me përgjegjësi këtë. Nuk e dimë se kush është ligji që zbatohet. Në qoftë se e vlerësojmë në tërësi, por edhe nen për nen edhe në frymë edhe në germë, unë sot nuk e di se çfarë vendimi duhet të marr dhe në bazë të kujt ligji.
-Sokol Çomo: Nuk të bën më përfundimi i Shkollës së Magjistraturës magjistrat, ligji parashikon që përfundimi i Shkollës së Magjistraturës të bën kandidat për magjistrat dhe është vetëm për rastin konkret, 2016-ën, KLD-ja aktuale që do të vendosë nëse këto kandidatë që kanë mbaruar shkollën në 2016-ën do ta marrin ose jo titullin “Magjistrat” dhe pastaj KLGJ-ja në të ardhmen. Dhe përsëri, ligji i statusit, siç e kam kuptuar unë, më është dukur i qartë kur thotë, tre janë kriteret që ata që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës, të marrin titullin “Magjistrat”: së pari, të kenë marrë jo më pak se 70% të pikëve maksimale në dy vitet e para teorike; kriteri i dytë, të paktën të kenë dalë mirë në vitin e tretë që konsiderohet si praktika e magjistratëve dhe; kriteri i tretë, të mos kenë probleme me pasurinë dhe me integritetin dhe me figurën. Dhe vetëm pasi KLD-ja aktuale ose Këshilli Gjyqësor në të ardhmen, do të verifikojnë plotësimin e këtyre tre kritereve, do të kalojnë në atë që quhet hapi i parë dhe që ligji në dispozitat tranzitore thotë që ne duhet ta bëjmë brenda 2 muajve, emërimin “Magjistrat”.
-Ylli Manjani: Unë do ta ftoja Këshillin e Lartë të Drejtësisë që ta shohin këtë çështje me një arsyetim kumulativ. Sepse një interpretim strikt i ligjit të ri, pa dyshim që e nxjerr totalisht jashtë juridiksionit Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Kjo është e padiskutueshme.
-Gjin Gjoni: Z. President! Unë i dëgjova me shumë vëmendje të gjitha diskutimet që janë bërë deri në momentin aktual. Të them të drejtën, bashkohem me qëndrimin tuaj zoti President dhe me qëndrimin e ministrit të Drejtësisë që, legjislacioni i cili është aktualisht në tavolinën tonë duke filluar që nga Kushtetuta, që nga legjislacioni në lidhje me Vetingun, që nga statusi i magjistratit, ka përplasje dhe kontradikta në lidhje me njëri tjetrin. Unë qofsha i gabuar, zakonisht nuk mbahem për pesimist, por shoh që do ketë një përplasje të kompetencave dhe institucioneve derisa ata të fillojnë të futen në shtratin e tyre. Unë kam përshtypjen që do ketë jashtëzakonisht shumë përplasje, sepse e shoh.
-Gerd Hoxha: Gjithë ky diskutim që po bëjmë tani dhe gjithë ky diskutim që po bëhet jo vetëm në Këshill por edhe në rrethet e tjera të juristëve, nxjerr në pah një gjë, që kjo reformë ka shkaktuar një kaos dhe unë bashkohem edhe me disa parafolës këtu, ka shkaktuar një kaos në mënyrën sesi po funksionon sot sistemi i drejtësisë. Kjo ka qenë edhe arsyeja që edhe gjyqtarët në disa raste apo persona të tjerë janë angazhuar dhe kanë kërkuar të rregullohen këto. S‟janë kundër reformës por kanë kërkuar që reforma të bëhet ashtu siç duhet. Unë gjej rastin që nga kjo tryezë shumë e nderuar, bëj thirrje që ata njerëz që ndihen përgjegjës, të fillojnë t‟i vejnë gishtin kokës, të paktën kur të bëjnë aktet e tjera ligjore apo ligjet e tjera për reformën, të dëgjojnë më shumë zërin e gjyqtarëve, në mënyrë që të mos na sjellin në këtë pikë, ku nuk dimë se çfarë duhet të bëjmë, ku një dispozitë kundërshton dispozitën tjetër.
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com