TIRANE- Kryeministri Edi Rama emëron Ervin Meten dhe Erion Luçin në postet e 2 zv/ministrave të Financave.
Ervin Mete është kryetari i G99, jurist dhe pedagog, ndërkohë që Erion Luçi ka mbajtur postin e ish drejtorit të Departamentit të Kërkimit në Bankën e Shqipërisë dhe aktualisht punonte në zyrën e Bankës Botërore në Tiranë.
Në mbledhjen e 4 tetorit, (2013) qeveria miratoi 23 zv/ministrat e tjerë. Në foton e publikuar dje në facebook ku Rama ka dalë me të gjithë zv/ministrat është dhe Ervin Mete, i cili mban postin e kryetarit të G99.
Me dy emërimet e fundit, numri i zv/ministrave shkon në 25.
G99, ishte në aleancë me Partinë Socialiste në koalicionin zgjedhor “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Kjo është partia e dytë aleate, pas PBDNJ-së e cila merr poste të zv/ministrave.
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Stojku te ARSH, Ylli te inspektoriati i Punes