ZYHDI DAJTI KREU I RI I INUK
Zyhdi Dajti është emëruar si kreu i ri i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombetër, INUK. Emërimi është bërë nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Zyhdi Dajti para këtij emërimi ka punuar më parë si drejtor i Policisë Bashkiake në Tiranë. Dajti u shkarkua nga detyra pas ardhjes së Lulzim Bashës në krye të bashkisë.
EMËROHET DREJTORESHA E RE E TATIMEVE
Emërohet drejtoresha e drejtorisë së përgjithshme të Tatimeve. Ajo është Brisida Shehaj, dhe është emëruar nga ana e Kryeministrit Edi Rama, në postin Drejtores së Përgjithshme të Administratës Tatimore.
Shehaj zëvendëson në këtë post, Gazmir Spahiajn, i cili dha dorëheqjen disa ditë më parë, menjëherë pas marrjes së detyrës nga qeveria e re.
ELISA SPIROPALI DREJTORESHË E DOGANAVE
Kryeministri Edi Rama ka emëruar Elisa Spiropalin në postin e Drejtoreshës së Përgjithshme të Doganave. Spiropali ka zëvendësuar në këtë post, Flamur Gjymishkën.
Spiropali aktualisht është kryetare e FRESSH-it, Forumi Rinor Eurosocialist i Shqipërisë, ndërsa ka ngjitur shkallët në PS-së, që nga anëtare e subjektit që vetë drejton tani. Spiropali është shkolluar në Shqipëri dhe jashtë vendit.
EMËROHET DREJTORESHA E RE E SHËRBIMEVE QEVERITARE
Emërohet drejtoresha e re e Shërbimeve Qeveritare. Me vendim të kryeministrit Edi Rama, Kamelja Vojka, është emëruar si drejtoreshë e re. Me këtë vendim Vojka ka zëvendësuar Elsa Meksin.
Drejtoresha e Vojka më parë ka qenë e punuar në Kuvendin e Shqipërisë, në nivelin e specialistes. Ajo është shkarkuar kur në krye të Kuvendit të Shqipërisë erdhi Jozefina Topalli.
Elsa Meksi kishte më shumë se 5 vite në detyrë ndërsa ajo është shkarkuar gjatë ditës së sotme me vendim të kryeministrit Edi Rama.
LAME NE KRYE TE ALUIZNIT
Qeveria emëron Artan Lamen në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale. Emërimi u bë në mbledhjen e mbrëmshme të qeverisë të cilën e drejtoi Edi Rama.
Qeveria mori vendim për lirimin dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI)” Ardian Kollozi dhe emërimin e Artan Lames.
REVOKOHET EMERIMI I ANETAREVE TE KESHILLIT TE INSTAT
Po dje qeveria mori vendim për revokimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave dhe për shfuqizimin e vendimit nr.310, datë 19.4.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e anëtarëve të Këshillit të Statistikave”.
EMERIMET NE KESH, TEK POSTA DHE ALBPETROL
Po dje Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damjan Gjiknuri ka shkarkuar dhe emëruar gjashtë drejtuesit e institucioneve të varësisë. Kështu drejtor i KESH do të jetë Agron Hetoja, ndërsa drejtor i Operatorit të Sistemit të Transmetimit do të jetë Engjëll Zeqo.
Këshilli Mbikëqyrës i Kompanisë “Albpetrol sh.a.” ka shkarkuar nga detyra drejtorin aktual, duke emëruar në këtë detyrë Endri Puka. Ministri Damian Gjiknuri ka firmosur gjithashtu edhe emërimet e drejtuesve të institucioneve të varësisë si IQT, AKBN, etj. Sipas këtyre vendimeve, Adrian Çela emërohet Kryeinspektor në Inspektoratin Qendror Teknik (IQT). Viktor Doda emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit Gjeologjik Shqiptar (SHGJSH). Ndryshime ka pasur edhe në Repartin e Inspektim Shpëtim-Miniera (RISHM), ku drejtor i ri emërohet Rrapush Tola.
Ndërkaq, Drejtor i Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) do të jetë Dael Dervishi.
Kurse Ministri i Ekonomisë Arben Ahmetaj ka firmosur emërimin e Ardit Çelës, drejtor të Postës, në vend të Gorresë. Çela, është Diplomuar në Inxhinieri Telekomunikacioni.
Redaksia online
(sg/a.ç/shqiptarja.com)