Emërimi, Dom Ernest Troshani
kremton meshën e parë si kardinal

Emërimi, Dom Ernest Troshani<br />kremton meshën e parë si kardinal
Është zgjedhur një nga festat e veçanta që ka metropolis veriore, “Zoja e Shkodrës” pajtorja e Shqipërisë që Kardianli eminenca Ernest Troshani të kremtojë meshën e tij të parë nën petkun e kardinalit.
 
Nga katedralja e “Shën Shtjefnit” eminenca Troshani bëri thirrje për lutje për të gjithë njerëzit pavarësisht përkatësieve fetare e kombëtare.

’Ju nana e ju prind që merrni duhet të luteni për të gjithë njerëzit pa dallime fetare e kombësia. Krishti është i gjithë njerëzimit” tha ai.

Pas meshës, kardinali Ernest Troshani ka ndarë me mediat emocionet e kësaj meshe ndërsa ka theksuar se  nuk e kishte menduar kurrë që do të drejtonte meshën kushtuar pajtores së qytetit si kardinal.

Këtë nuk e kam menduar asnjëherë. Edhe pse para dy javësh ne qëndruam me Papa Françeskun. Ne qëndruam me të para dy javësh, por ansjëherë nuk ma tha se do të merrte një vendim të tillë. Më ka ardhur e papritur por selia e shenjtë ka punën e vet’ tha ai.

Presidenti i konferencës ipeshkvnore Imzot Angjelo Massafra ka theksuar përpara besimtarëve të klrishterë, se me emërimin e kardinalit Ernest Troshani janë nderuar  të gjithë ato që kanë vuajtur gjatë periudhës së erret komuniste.

Ky është një nderim që nuk ka nderuar vetëm Dom Ernest Troshanin por të gjtyhë ata që kanë ruajtur, pavarësisht nga feja, besimin në Zot’ tha ai.

Pas meshës, besimtarët ndoqën koncertin në skenen e instaluar në oborrin e katedrales, ndërsa kumbonat e kishës shënuan edhe nisjen e spektaklit të fishekzjarreve që ndriçonin qiellin e Shkodrës.

[gallery]19138[/gallery]
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit