Edmond Spaho, ish-deputeti i PD ka reaguar për emërimin e Rubin Rredhit, 24-vjeçarit që është emëruar si zv/drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës. Veç moshës së tij të re, është djali i Agim Rredhit, ish-kryetari i komunës Remas nën siglën e PD-së. Njëkohësisht është vëllai i Elizabeta Agim Rredhit, kandidates në primaret në Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit.

Sipas Spahos, qartazi ky emërim është tërheqja e votave të djathta drejt së majtës. Më pas, ‘shpërthen’ me kritika ndaj PD duke thënë se Elizabeta Rredhit, ashtu si edhe vetë Spahos, i ishte premtuar nga Berisha se do të ishte në listën e mbyllur, por doli një gënjeshtër.

Spaho i thotë Berishës se “burri mbahet nga fjala” dhe “mos t’i gënjejë njerëzit” sepse “s’janë lolo”.

“Ky nuk është bashkëpunim mes së majtës dhe së djathtës, por tërheqje e votave të së djathtës nga e majta. Motrës së këtij djali, Berisha i premtoi që do jetë në listën e mbyllur të PD, por e gënjeu si edhe disa të tjerë. Kështu më gënjeu edhe mua. Burri mbahet nga fjala. Të gjithë këta, u shkëputën prej së djathtës dhe po kalojnë majtas.

Mos i gënjeni njerëzit, mos premtoni dhe pastaj i zhgënjeni, sepse ata do ikin, sikurse kanë ikur me gjithë fiset që përfaqësojnë. Njerëzit nuk janë lolo që të luani ju. Kush paguan për çfarë bëni ju? Demokratët e varfër që ju ndjekin nga pas”, shkruan Spaho

P.J/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 26 Shkurt, 21:54

    Rama shkarkon Ballukun dhe bën 7 ndryshime në qeveri, si e vlerësoni?