Edmond Spaho, ish-deputeti i PD ka reaguar për emërimin e Rubin Rredhit, 24-vjeçarit që është emëruar si zv/drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës. Veç moshës së tij të re, është djali i Agim Rredhit, ish-kryetari i komunës Remas nën siglën e PD-së. Njëkohësisht është vëllai i Elizabeta Agim Rredhit, kandidates në primaret në Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit.
Sipas Spahos, qartazi ky emërim është tërheqja e votave të djathta drejt së majtës. Më pas, ‘shpërthen’ me kritika ndaj PD duke thënë se Elizabeta Rredhit, ashtu si edhe vetë Spahos, i ishte premtuar nga Berisha se do të ishte në listën e mbyllur, por doli një gënjeshtër.
Spaho i thotë Berishës se “burri mbahet nga fjala” dhe “mos t’i gënjejë njerëzit” sepse “s’janë lolo”.
“Ky nuk është bashkëpunim mes së majtës dhe së djathtës, por tërheqje e votave të së djathtës nga e majta. Motrës së këtij djali, Berisha i premtoi që do jetë në listën e mbyllur të PD, por e gënjeu si edhe disa të tjerë. Kështu më gënjeu edhe mua. Burri mbahet nga fjala. Të gjithë këta, u shkëputën prej së djathtës dhe po kalojnë majtas.
Mos i gënjeni njerëzit, mos premtoni dhe pastaj i zhgënjeni, sepse ata do ikin, sikurse kanë ikur me gjithë fiset që përfaqësojnë. Njerëzit nuk janë lolo që të luani ju. Kush paguan për çfarë bëni ju? Demokratët e varfër që ju ndjekin nga pas”, shkruan Spaho
Komente











