Presidenti Nishani uron Imzot Frendon për emërimin nga Papa Françesku si Arqipeshkv i Dioqezës të Tiranës dhe Durrësit.
“Shpreh bindjen time se nën kujdesin dhe drejtimin tuaj të devotshëm, roli i Kishës Katolike, si simbol i angazhimit në jetën sociale, duke ndihmuar bashkëekzistencën, tolerancën e bashkëpunimin në vendin tonë, do të vazhdojë më tej, duke dhënë ndihmesën dhe kontributin e vet të çmuar që Shqipëria të mbetet shembulli i rrallë i bashkëjetesës, harmonisë, respektit dhe mirëkuptimit shekullor midis besimeve të ndryshme fetare.
Shërbimi dhe përkujdesja juaj e vyer prej vitesh në Shqipëri, veçanërisht ndaj personave në nevojë si dhe devotshmëria juaj e madhe në përkthimin në gjuhën shqipe të teksteve liturgjikë, duke kontribuar në përhapjen e mesazheve të paqes, zhvillimit shpirtëror e edukativ që feja përçon, larg çdo lloj fondamentalizmi apo ekstremizmi, kanë treguar dhe vërtetuar më së miri edhe dashurinë tuaj të sinqertë për Shqipërinë dhe shqiptarët” shprehet Nishani.
Emërimi i tij në këtë detyrë është bërë pas ndarjes nga jeta të imzot Rrok Mirditës në muajin dhjetor të vitit të kaluar.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com