TIRANË- Nga kjo e mërkurë, 48 komisariatet e policisë në të gjithë vendin kanë shefat e rinj, të emëruar pas një gare zhvilluar për disa javë, me synim dhënin e impulseve të reja për rendin dhe sigurinë në vend. Asnjë grua nuk mori besimin e kryepolicit Ilir Proda, pavarësisht se 4 prej tyre mundën të kalojnë pragun prej 70 pikësh, nivel dysheme për emërimet e reja sipas ligjit të bluve.
Ndryshojnë të gjithë komisariatet e Tiranës, ndërsa i vetmi që qëndron brenda rrezes së kryeqytetit është Besmir Qibini, i cili nga Rrugorja emërohet në Kamëz, ndësa vendin e tij e zë Roven Zeka. Pas vitesh si shef krimesh në Komisariatin nr. 3 dhe së fundmi në Elbasan, shef i ri i Komisariatit nr. 1 do të jetë Robert Losha, ndërsa Altin Lila transferohet në Dibër. Tek 2-shi emërohet Ritvan Pali, ndërsa Besmir Dervishi, nga shef krimesh i 3-shit, merr detyrën e shefit të komisariatit, pas vitesh shërbimi te blutë. Në Komisariatin nr. 4 shkon Ervis Gjoshi, pas vitesh shef krimesh në Kamzë dhe së fundmi në Vlorë. Kombinatit, Yzberishtin dhe Astirin tashmë do e ketë Erdit Rreçeku, pas punës cilësore në Fier. Në Vorë vjen Elton Shahini, nga krimet e Durrësit, me eksperiencë të mëparshme edhe në Fushë Krujë, ndërsa këtë të fundit e drejton Luan Sinanaj.
Në qarqet e tjera, besimin për shefa komisariatesh e kanë marrë në pjesën më të madhe emra të rinj. Në Durrës Algert Gjonaj, Behar Caka në Berat, Gentian Ali në Fier, Elvis Peza në Vlorë, Edmond Pjetraj në Gjirokastër, Fatos Tresa në Elbasan, ndërsa në Lezhë, Shkodër dhe Kukës emërohen përkatësisht Oltion Gjoni, Nik Nikollaj dhe Bekim Lika.
Në garën për shefa komisariatesh aplikuan 291 kandidatë, por në konkurs hynë 250 prej tyre, pasi një pjesë u skualifikua apo tërhoq. Në fund vetëm 102 morën më shumë se 70 pikë, që ishte limiti për kualifikim. Fituesit përfundimtarë u shpallën pasi u shqyrtuan edhe ankimimet e kandidatëve pas konkursit për disa ditë me radhë. Në mesin e fituesve janë 3 grada, kryekomisarë, komisarë dhe nënkomisarë.
Komente











Te gjith shefat nga Veriu a thua ky drejtori ILIR PRODA eshte verior e mbyten maloket,rrofte met rrumbullaku
PërgjigjuBravo bravo u bene policat shefa ,e kthyet policine mbrapa,hajde emerime hajde,ne elbasan keni vene n/komisar sado i zgjuar te jete nuk eshte me i zgjuar se bandat ,dobet emerimet ne elbasan niveli cop cop,e dime se sdo e vrase mendje kush,kryekomisarin rovem zeka e zevendeson mje nen/komisar fatos tresa na bete me qesh bravo ilir drejtori dhe ervim ministri e rregulluat elbasanin
PërgjigjuAstrit Perlesha super hajdut
Përgjigjusa me shume lek cuna jeni socjalista dhe specjalista , vidhni sikur te jet dita e fundit e punes mos kurseni azgje , vetem mos harroni se cdo gje qe beni nje dit do tju khehet . suksese ne jet .
PërgjigjuPo Elvis Peza ka te beje me gjyqtarin e Vlores Peza?
PërgjigjuJane nga Kavaja te dy por skane lidhje gjaku. Vetem koincidencë mbiemri.
Ky i divjakes shkarkohet per kultivim nga permeti dhe emerohet per kultivim ne divjak. Policia qe duam
PërgjigjuShefi rinasit kryehajdut qe po i vjen era burg
PërgjigjuShoket e Ilirit e te Ulianit prurja e re ne policine e koruptuar
Përgjigju