Emërohet Jack Smith kreu i ri i Prokurorisë speciale në Kosovë

Emërohet  Jack Smith kreu i ri i Prokurorisë speciale në Kosovë

Jack Smith

Pas skadimit të mandatit të David Schvendiman, prokuror amerikan Jack Smith ka marrë detyrën për të qenë në krye të hetimeve të  Gjykatës Speciale kundër krimeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë viteve të luftës.

Jack Smith, është një prokurore që ka kryer hetime ndërkombëtare të zyrtarëve të lartë  në fushën penale. Ai u diplomua në Fakultetin Juridik të Harvardit dhe në Universitetin Shtetëror të Nju Jorkut, në Oneonta. Gjatë karrierës së tij, Smith ka marrë një sërë çmimesh, përfshi Çmimin për Drejtor nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së  Gjithashtu, Smith ka qenë kreu i seksionet të padive të Korporatës Spitalore në SHBA.

Smith merr këtë detyrë pas përzgjedhjes nga Bashkimi Europian. Ai zëvendësoi David Schvendiman i cili ishte i pari prokuror i specializuar si dhe kryeprokuror i Task Forcës Hetimore Speciale.

 “Është nder dhe kënaqësi që më ofrohet kjo sfidë dhe jam i gatshëm t’i çoj hetimet më tej”, u shpreh Smith. Zgjedhja në këtë post u përshëndet nga kryetarja e gjykatës Trendafilova dhe u mirëprit nga autoritet vendase.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fredi: 07/05/2018 21:39

    Perse vetem Kosova me prokurore te tille? Shqiperia ka me shume nevoje se kurre.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK