Emërtimi i rrugës ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’, PD akuzon Veliajn: E bën për qëllime elektorale! Copëton rrugën me një datë që nuk bashkon shqiptarët

Emërtimi i rrugës ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’, PD akuzon Veliajn: E bën për qëllime elektorale! Copëton rrugën me një datë që nuk bashkon shqiptarët

Selia e Partisë Demokratike

Partia Demokratike ka akuzuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn se ndryshimi i emrit për segmentin rrugor nga Banka e Shqipërisë deri në hyrje të Liqenit Artificial nga ‘Ibrahim Rugova’ në Dëshmorët e 4 shkurit, është bërë për qëllime elektorale. Deputetët demokratë, Kreshnik Çollaku dhe Jorida Tabaku, kanë reaguar për ndryshimin e emrit të rrugës, duke e cilësuar si një veprim fyes për ish presidentin e ndjerë të Kosovës.

Tabaku shkruan se Veliaj po copëtonte segmentin rrugor duke e emërtuar me një datë që sipas saj nuk i bashkon shqiptarët.

“Fatkeqësisht, lufta e klasave rikthyer në 2023 e copëtoi këtë rrugë duke sajuar një tjetër gjysma rrugë me emërtim të një date që nuk është se personifikon apo bashkon dhe aq shqiptarët e aq më pak qytetarët e Tiranës. Se si mund të ulësh përbri rrugës Ibrahim Rugova hallin elektoral të Erion Veliaj, që do të prodhojë dëshmorë, vështirë se mund të kuptohet. Lë pastaj të përziesh historinë dhe ta retushosh. Nëse kryebashkiaku Veliaj, që Tiranën e ka shpërfytyruar më shumë se sa kushdo, do të dëshironte realisht të emërtonte një rrugë me dëshmorë: le të vendosë emrat e atyre që u vranë nga komunistët nga 16 tetori 1944 deri në 16 nëntor 1944. Shumica e tyre ishin nacionalistë që u vranë pa gjyq sepse e donin Kosovën”- shkruan Tabaku.

Ndërsa deputeti, Kreshnik Çollaku shkruan se ndërrimi i emrit të rrugës në Tiranë është një veprim mediokër i kryer nga bashkia e kryeqytetit.

“Është e papranueshme, është fyese, është johumane, është përçarëse, është provokuese, është mediokre heqja e emrit të Ibrahim Rugoves nga një rrugë në Tiranë (emër vendosur mbi 10 vite më parë).Emri dhe personaliteti i Ibrahim Rugovës nuk ka asnjë nevojë e nuk merr asnjë nder të vendoset ne nje rrugë të Tiranës…,është Tirana, çdo rruge e saj,eshte Shqipëria e shqiptaria, është kujtesa dhe krenaria jonë kombëtare që merr emër dhe nder nga emri i Ibrahim Rugovës”- shkruan deputeti në reagimin e tij.

Ditën e djeshme, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj njoftoi se do të rikthehej emërtimi i rrugës ‘Dëshmorët e 4 shkurtit’ por pa hequr atë të ‘Ibrahim Rugovës’, duke e ndarë në dy emërtime të ndryshme segmentin rrugor. Emri i rrugës “Dëshmorët e 4 shkurtit” u hoq në vitin 2012 kur Lulzim Basha ishte kryetar Bashkie, dhe aktualisht rruga mban emrin “Ibrahim Rugova”, pranë Shallvareve. Këshilli bashkiak vendosi të lë emrin e emblemës së Kosovës, dhe shumë pranë tij në vijim të segmentit, riktheu emrin e dëshmorëve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare.

B.V/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/02/2023 01:42

    4 shkurti bashkon shumicen e shqiptareve.Sa per I.Rugoven rruga mund te mbaje emrin e tij,njeri i respektuar,por fakti eshte qe po te vazhdohej me pacifizmin e tij gandist,Kosova dhe sot e kesaj dite mund te ishte nen Jugosllavine.Per fat te keq ai nuk e kuptoi qe Kosova nuk ishte Indi dhe Jugosllavia nuk ishte Britani.Rrofshin UCK,NATO,U.S,se po te ishte per metodat pacifiste te Rugoves,Kosova do te ishte ne vend numero.Sa per emrat e atyre qe u ekzekutuan ne prag te clirimit te Tiranes,nje rigjykim historik e juridik duhet bere perpara se t'ju vihet emri i tyre ndonje rruge.Nuk mund te veme ne te njejtin piedestal nje bashkpuntor pushtuesi me nje antikomunist e nacionalist qe dolen kunder komunisteve e pro Kosoves,por nuk bashkepunuan me pushtuesit,prandaj duhet ndare sharpi nga sheqeri.Dhe sa per antikat elektorale,mendoj qe Erioni qe nderon Deshmoret e 4 Shkurtit dhe heronj te tjere te LNC,nuk duhet te jete i njejti Erion qe kujdeset te riparohet busti i demtuar i M.Frasherit i ketij kolaboracionisti qe ishte njelloj mik i Xh.Deves e gjermaneve qe vrane keta deshmore,thjesht pse u soll e u rivarros me ceremoni nga BEU i tij!

    Përgjigju
  • Ledi: 05/02/2023 17:47

    Niperit e ballisteve shkelin mbi gjakun deshmoreve te 4 Shkurtit.Sikterr me bashkimin qe mendoni duke mohuar krimet e luftes nga gjysherit tuaj .Xhaferr Deva mbetet krimineli qe urdheroi masakren dhe ju plehra e mbrojtet

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja