Emigracion, viktima të reja në ujrat libiane. UNHCR: 40 të vdekur ose të zhdukur (FOTO)

Emigracion, viktima të reja në ujrat libiane. UNHCR: 40 të vdekur ose të zhdukur (FOTO)

Rreth dyzet migrantë që lundronin drejt brigjeve të Mesdheut, kanë humbur jetën pasi varka me të cilën ata udhëtonin është fundosur në brigjet e Libisë.

Zëdhënësi i Zyrës së Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Charlie Yaxley, tha se rreth 60 njerëz janë shpëtuar nga Roja Bregdetare libiane.

Nga të dhënat paraprake, vlerësohet se të paktën 40 njerëz kanë vdekur ose të zhdukur.

Sipas ‘France Presse’, alarmi për aksidentin është dhënë nga një telefonatë, e cila kishte raportuar "shumë të vdekur".

Një peshkatar tha se ai shpëtoi 3 persona dhe pa shumë kufoma në det, ndoshta 100.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025

'Economic Times': Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për të vizituar në 2025