Emigracioni, BE ndan fondin 2.4
miliardë €, Italia përfiton më shumë 

Bashkimi Europian për fenomenin e emigracionit ka ndarë një fond prej 2.4 miliardë euro, raporton Anadolu Agency (AA).

Komisioni Europian njoftoi se ka ndarë një fond prej 2.4 miliardë euro për programet që do të zbatohen deri në vitin 2020 për problematikat e refugjatëve.
Vendet europiane fondin e përcaktuar do ta përdorin në programet që Komisioni do t'i gjykojë të përshtatshme.

Vendi që do të përfitojë më shumë nga ky fond në kuadër të programeve do të jetë Italia me 558 milionë euro, e cila ndiqet nga Spanja me 521 milionë euro si dhe nga Greqia me 473 milionë euro.

Këtë vit mbi 2000 refugjatë kanë humbur jetën në Mesdhe, ndërsa numri i refugjatëve të mbërritur në Europë ka arritur në 188 mijë.

Lista e vendeve që përfitojnë nga ky fond i BE-së vijon si më poshtë:
 
Vendi Shuma në euro
Austria 26,546,133 
Bullgaria 72,759,923 
Qiproja Greke 74,932,964
Estonia 35,262,021 
Finlanda 52,976,876 
Greqia 474,192,915
Hungaria 61,493,119 
Irlanda 9,243,080 
Italia  558,244,435
Lituania 17,245,656 
Luksemburg 7,502,818 
Malta  74,677,704 
Polonia 69,393,621 
Portugalia 38,686,670 
Rumania 98,481,673 
Sllovakia 13,076,477 
Sllovenia 41,186,180 
Spanja 521,823,959
Suedia 154,146,877


Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata

Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, Berisha: Do votojmë çdo ndryshim! Jemi në negociata