‘Emigracioni’ përçan BE-në

‘Emigracioni’ përçan BE-në

Foto ilustruese

Hungaria dhe Polonia prishën unitetin që Bashkimi Evropian po përpiqet të ruajë në negociatat për reformën e migracionit, duke bllokuar disa konkluzione në samitin evropian, por ato nuk shuan shpresën se së shpejti mund të arrihet një marrëveshje për Paktin Evropian për Migracionin dhe Azilin.

Në fund të samitit, krerët e institucioneve evropiane vlerësuan konsensusin e gjerë që ekziston për politikën e migracionit dhe u shprehën optimistë për mundësinë që pakti të mbyllet brenda periudhës së planifikuar, para zgjedhjeve të ardhshme evropiane në vitin 2024.

"Ne po llogarisim në presidencën spanjolle për një mbyllje të suksesshme" të atij pakti, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në një konferencë për shtyp.

"Ne kemi qetësi absolute dhe gjakftohtësi për të vazhduar me procesin," tha Michel.

Rregullorja për azilin dhe menaxhimin e migracionit dhe procedurat e azilit u miratua me shumicë të cilësuar, ku vetëm Hungaria dhe Polonia votuan kundër, vende që kanë shfrytëzuar këtë refuzim për të kundërshtuar miratimin e konkluzioneve të këtij samiti.

Në pamundësi për të miratuar këtë tekst, pati vetëm disa përfundime nga Presidenti i Këshillit Evropian.

Polonia dhe Hungaria monopolizuan debatin dhe akuzuan samitin e Brukselit për finalizimin e një përfundimi pa konsensus të përbashkët.

27 krerët e shteteve dhe qeverive as që u munduan të gjenin gjuhën e përbashkët për përmasat e jashtme të emigracionit, pavarësisht faktit se arritja e marrëveshjes me vendet e treta është qasja që ka gjetur më shumë konsensus.

“Mënyra më e mirë për të frenuar impaktin e emigracionit të paligjshëm në kufijtë tanë është forcimi i bashkëpunimit mes vendeve të Unionit dhe vendeve të tranzitit dhe origjinës. Pas 5 orëve debat mbi emigracionin jam befasuar nga verbëria e disave që nuk pranojnë nevojën për të përfshirë aspektin e jashtëm në Paktin për Azilin dhe Emigracionin”, tha Pedro Sanchez, kryeministër i Spanjës.

Në fakt, Budapesti dhe Varshava vendosën të ushtronin presion pasi nuk janë të lumtura me marrëveshjen për azil të arritur në qershor.

Çështja e dytë që dominoi agjendën e samitit ishte Ukraina. Liderët e BE-së insistuan se mbështetja do të vazhdojë, që do të thotë se do të jepen mbështetje financiare afatgjata dhe garanci për sigurinë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë