Emigrantët, Bushati: Shqipëria
në operacionin e NATO-s në Egje

Emigrantët, Bushati: Shqipëria<br />në operacionin e NATO-s në Egje
Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati mori pjesë në Konferencën për Siguri dhe Stabilitet,  që po zhvillon punimet në Rodos në datat 8-9 shtator 2016.  Në takim morën pjesë Ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të BE-së, kandidate, dhe Vendeve Arabe.

Kjo nismë synon t’i hapë rrugë formimit të një forumi vjetor për dialog, me qëllim krijimin e urave te nevojshme për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet vendeve që përballen në linjë të parë me fluksin migrator dhe atyre nga gjenerohet ky fluks.

Konferenca e Rodosit theksoi nevojën për veprim kolektiv për të ruajtur sigurinë dhe stabilitetin në Evropë e më gjerë si dhe trajtoi një sërë çështjesh, nga diskutimi mbi migracionin dhe krizën migratore nga zonat e  konflikteve në Siri dhe Irak, tek ekstremizmi dhe radikalizmi i dhunshëm, trafiqet etj.

Ministri Bushati, në fjalën e tij mbi sfidat e sigurisë me të cilat përballet hapësira gjeografike e vendeve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, theksoi kontributin e pritshëm që do të japë Shqipëria në operacionin detar të NATO-s në Egje për menaxhimin e fluksit migrator, si emërues të përbashkët të adresimit të problematikës aktuale të sigurisë evropiane. "Ballkani Perëndimor ndodhet në rrugëtimin ku pasojat e kaosit në Jug shkojnë drejt Evropës Veriperëndimore.

Ndaj, si kriza e refugjatëve ashtu dhe lufta e përbashkët kundër terrorizmit dëshmojnë ndërvarësinë e brigjeve veriore dhe jugore të Mesdheut. Gjatë viteve të fundit kemi vënë re forma të reja të bashkëpunimit, të cilat kanë krijuar hapësirë për suksese të përbashkëta në sektorë kyçë, si energjia. Shpreh besimin se bashkëpunimi në fushën e energjisë është ajo çka na duhet për ta shndërruar ndërvarësinë në stabilitet dhe prosperitet”, theksoi Ministri Bushati.

Ministrat shprehen vullnetin e përbashkët të vendeve të BE-së, Ballkanit Perëndimor dhe vendeve arabe për përballimin e sfidave të përbashkëta të krizës migratore si partnere, duke iu përgjigjur me solidaritet nevojës për një bashkëpunim konkret dhe kthimin e përgjegjësisë kolektive në veprime kolektive.

Ata shprehën rëndësinë e respektimit të detyrimeve ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut në dhënien e ndihmës dhe mbrojtjes ndërkombëtare për refugjatët, forcimin e sigurisë nëpërmjet menaxhimit efikas të kufijve, luftën kundër krimit të organizuar dhe mbështetjen e komuniteteve pritëse dhe vendeve të tranzitit.

bushati

bushati

bushati

bushati

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron

Spahiu: Partitë e reja dështojnë sepse, populli voton por Rama-Berisha numëron