Autoritetet maqedonase kanë nisur punimet për ngritjen e një gardhi me gjemba përgjatë kufirit me Greqinë. Ky veprim u ndërmor si masë mbrojtëse nga fluksi i refugjatëve, pas vendimit të Këshillit të Sigurisë së Shtetit në Maqedoni.
Pas Hungarisë e Sllovenisë, edhe Maqedonia nisi rrethimin në kufirin jugor me Greqinë, për të vënë nën kontroll fluksin e refugjatëve nga Lindja e Mesme. Mediat maqedonase thonë se ushtria është angazhuar që të hënën për të përgatitur terrenin për ngritjen e gardhit.
Mediat vendase raportojnë se përgjatë hapsirës kufitare që ndan Maqedoninë dhe Greqinë janë parë kamion të shumtë , të cilët po sjellin materialet e nevojshme për ngritjen e gradhit me gjemba.
Kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski ka shprehur shqetësimin e tij lidhur me paralajmërimet e shteteve fqinje se do i mbyllin kufijtë e tyre, me qëllim të uljes së valës së refugjatëve. Një situatë e tillë, sipas Gruevskit do të reflektoje dhe në Maqedoni.
“Ushtria ka marrë detyrë që të përgatisë terrenin. Pason periudha e dimrit dhe do të jetë shumë e vështirë në dhjetor dhe në janar, po qe se do të jetë e nevojshme, të vendosen barriera të caktuara. Ndërkohë, ushtria do të bëjë përgatitjet e duhura dhe ashtu si do të shkojnë punët në Evropë, edhe ne do të reagojmë në mënyrën përkatëse”, ka thënë Nikolla Gruevski.
Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com