Emigrantët, në rrezik marrëveshja
Ankara-BE,plani B brigjet e Adriatikut

Emigrantët, në rrezik marrëveshja<br />Ankara-BE,plani B brigjet e Adriatikut
Marrëdhëniet e tensionuara mes BE dhe Ankarasë sidomos pas tentativës për grusht shteti mund të kenë pasoja të rënda sa i përket krizës së emigrantëve. Në rastin se Turqia vendos të heq dorë nga marrëveshja e nënshkruar në mars të këtij viti, atëherë Europa do të përballet me një fluks prej më shumë se 3 milionë emigrantësh.  Për momentin në bazë të marrëveshjes të nënshkruar mes Ankarasë dhe Bruskelit, Turqia mbetet porta e tyre hyrëse drejt vendeve të Europës .

Mario Morcone drejtori i departamentit të të drejtave civile dhe emigracionit i cituar nga mediat italiane thotë se edhe nëse nuk ka një plan B në rastin e prishjes së marrëveshjes, prej më shumë se 4 muajsh ekspertët italianë dhe ata të Tiranës po bashkëpunojnë si në marrjen e masave kundra terrorizmit por edhe për një kalim të mundshëm të emigrantëve drejt brigjeve të Adriatikut.



Redaksia online
(e.m/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

3 drejtues të PS për Tiranën, Lavdrim Krashi shpjegon: Do shkohet në 38 mandate! PD nuk merr parasysh votën e diasporës

3 drejtues të PS për Tiranën, Lavdrim Krashi shpjegon: Do shkohet në 38 mandate! PD nuk merr parasysh votën e diasporës