Nën operacionin e koduar “Taurus” Europol, policia greke goditi dje një ndër bazat e trafikut të emigrantëve shqiptarë dhe atyre nga vendet e Ballkanit me avion drejt Anglisë.

Report Tv ka siguruar fotot ekskluzive të sendeve të sekuestruara në bazën e trafikantëve ku siç shihet nuk mungojnë dhe pasaportat e kartat biometrike shqiptare, mes atyre italiane, gjermane, polake, rumune.

Hetimet ndaj këtij grupi nisën në qershor 2017 për të përfunduar me goditjen final dhe arrestimin e 20 personave më 31 korrik e 1 nëntor 2017.

Në këto operacion janë angazhuar me dhjetëra forca policie të Europol dhe agjentëve grek, ndërsa në 20 banesat e kontrolluara janë sekustruar mjete identifikimi false, vula të institucioneve, 61 mijë euro kesh dhe një sërë fotosh të personave që kishin porositur dokumente për të kaluar ilegalisht kufirin drejt Anglisë.

Çmimet për kartat false, patentat e deri tek pasaportat e vizat drejt Anglisë arrinin nga 5 deri në 15 mijë euro tek ky grup kriminal i cili mësohet se ka pajisur me të tillë dokumentesh shumë shtetas në kërkim nga drejtësia përfshi dhe disa shqiptarë.

[gallery]24575[/gallery]

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com