Emigrantët barrikadë në qendrën e
refugjatëve në Itali, kërkojnë kushte

Emigrantët barrikadë në qendrën e<br />refugjatëve në Itali, kërkojnë kushte
Qindra të rinj emigrantë janë bërë barrikadë brenda qendrës së mirëpritjes së refugjatëve në Itali duke kërkuar kushte më të mira të jetesës dhe kalimin në Gjermani. Sipas raportimeve të medieve lokale emigranët në Reggio Calbria kanë ndaluar njerëzit të futen në ndërtesën e refugjatëve.

Në këtë qendër strehohen rreth 340 të rinj të cilët kanë mbërritur kryesisht me anije në Itali. Policia dhe zyrtarë të Zyrës së Emigracionit kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë tentuar të frenojnë trazirat dhe tensionin në rritje. Situata e emigrantëve në Europë mbetet ende një nga problemet më të mëdha që kontinenti është i detyruar të përballojë.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët

Tiranë/ I vodhën me dhunë aparatet celulare një turisti, arrestohen 2 autorët